Dega E Drejte Private Kursi E Drejte E D (1)

  • Uploaded by: Brisilda Qarri
  • 0
  • 0
  • February 2021
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Dega E Drejte Private Kursi E Drejte E D (1) as PDF for free.

More details

  • Words: 3,410
  • Pages: 15
Loading documents preview...
UNIVERSITETI”ALEKSANDER MOISIU”DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE VITI AKADEMIK: 2018-2019 DEGA:E DREJTE PRIVATE KURSI:E DREJTE E DETYRIMEVE DHE E KONTRATAVE TREGTARE TEMA:KONTRATA E SIGURIMIT

DETYRE KURSI

PRANOI:

PUNOI:

Prof.Asoc.Dr.ERSIDA TELITI

BRISILDA QARRI

Durres, 2019

1

PERMBAJTJA: 1.Hyrje……………………………………………………………………………………….……3 2.Karakteristikat e kontrates te sigurimit………………………………………………………. 4 3.Subjektet e kontrates te sigurimit…….. ………………..………………………………….…5 4.Grupet kryesore te sigurimeve…………………………..……………………………….…....6 5. Kontrata e sigurimit te jetes dhe e shendetit te personit……………………………….……8 6.Efektet e kontrates te sigurimit…………………………………………………………….…9 7.Model i nje kontrate sigurimi…………………………………………………………….......10 8.Perfundimi………………………………………………………………………………..….14 9.Bibliografia………………………………………………………………………………..…15

2

Hyrje Kontrata e sigurimit eshte nje nder kontarat me te rendesishme te qarkullimit civil.Koncepti baze i kesaj kontrate eshte rreziku ndaj te cilet jane te ekspozuara te mirat materiale ose jeta e individeve .Kontrata e sigurimit ka funksion qe te transferoje rrezikun e individit( te siguruarit) tek shoqeria siguruese.Sigurim eshte transferimi i nje rreziku te mundshem , i nje humbje pasurore dhe/ose jopasurore nga i siguruari te siguruesi sipas nje kontrate sigurimi. Kontrata e sigurimit është marrëveshje e siguruesit dhe të siguruarit që ka për qëllim të krijojë një marrëdhënie juridike civile të karakterit pasuror. Ajo është institucion i të drejtës së detyrimeve dhe së drejtës tregtare. Kontrata e sigurimit është një veprim juridik i dyanshëm. Pra, ajo rezulton nga marrëveshja midis palëve e me qëllim krijimin e pasoja juridike të caktuara. Kontrata është veprim juridik dhe për lidhjen e saj ekzistojnë dy palë, ku njëra palë ka statusin debitorit dhe tjetra statusin e kreditorit. Përmbajtja e kontratave është e ashtuquajtura bërja apo prestacioni. Bërja mund të përbëhet nga dhënia, nga veprimi ose mosveprimi. Tek kontrata e sigurimit prestacioni i referohet asaj çka inicohet dhe rregullohet me të. Në parim, sipas kontratës për sigurim, i siguruari si palë kontraktuese mund të siguroj pasurine, shendetin dhe jetën e vet, të sigurojë personat e tratë për rrethanat ku mund të paraqitet Rasti i sigurimit, etj. Kontratat kanë rëndësi të veçantë në dhënjn e shërbimeve dhe paraqet bazë juridike për bartjen për shpërblimin e dëmit me rastin e paraqitjes së të ashtuquajturit rast i suguruar. Këtëqëndrim e mbështesim nëvetë aspektet përmbajtësore të sigurimit nga dëmet. Me sigurim nga dëmi nënkuptohet marrëdhënia juridike e krijuar midis siguruesit dhe të siguruarit në mbështetje të kontratës ose vetë ligjit. Duke bërë një trajtim brenda kësaj kornize, rezulton se edhe vetë kontrata për sigurim është marrëveshja me të cilën kontraktuesi i sigurimit bashkon sasi të caktuar të mjeteve tek siguruesi në bazë të parimit të reciprocitetit dhe solidaritetit, kurse siguruesi nga ana e saj detyrohet të paguaj shpërblimin e kontraktuar apo të bëjë diç tjetër, të riparojë sendin e dëmtuar apo objektin tjetër të sigurimit, gjithmonë kur do të shfaqet ngjarja që përbën rastin e sigurimit. Siguruesi mund të jetë person juridik përkatësisht kompani e sigurimit që është pjesë e sistemit të sigurimit të një vendi, kurse i siguruari është person fizik apo juridik që kryen veprimtari të ndryshme e që shpreh interes që të sigurohet nga rreziqet e ndryshme që mund të shkaktojnë dëm.1

Karakteristikat e kontrates te sigurimit. http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/Doktoratura-Agim-Nuhii-Fakulteti-i-DrejtesiseDepartamenti-i-se-Drejtes-Civile.pdf 1

3

1. Kontrata e sigurimit eshte kontrate detyruese , e dyanshme me kundershperblim, ne te cilen i sigururari ne baze te kesaj kontrate duhet te paguaje primin e sigurimit., kurse shoqeria siguruese duhet te paguaje shumen e siguruar nese ndodh ngjarja e sigurimit. 2. Kontrata e sigurimit eshte kontrate siu generis sepse ne teorine juridike ka qendrime te ndryshme lidhur me natyren juridike te saj.Kjo kontrate shfaqet me karakteristikat e nje kontrate aleatore( ne fat)Kjo karakteristike e kontrates se sigurimit do te thote qe kjo kontrate karakterizohet nga pacaktueshmeria ne permbushjen e detyrimeve te siguruesit ndaj te siguruarit, palet nuk e dine nese do te ndodhe ose jo ngjarja e sigurimit dhe per pasoje nese siguruesi do te permbushe detyrimet qe ka marre persiper. 3. Kontrata e sigurimit eshte kontrate formale ne te cilen forma paraqitet si kusht thelbesor per lidhjen dhe vlefshmerine e kontrates.Kjo karakteristike eshte e parashikuar ne menyre te shprehur ne Kodin Civil, sipas te cilit kontrata e sigurimit duhet lidhet ne forme shkresore , konkretisht, ne formen e deshmise se sigurimit ose polices se sigurimit sepse ne rast te kundert kjo kontrate eshte e pavlefshme.Ne kete rast forma e kontrates eshte per efekt vlefshmerie dhe eshte pjese e permbajtjes, gje qe eshte e detyrueshme qe te respektohet nga palet ne menyre qe ata te lidhin nje kontrate te vlefshme. 4. Kontrata e sigurimit eshte kontrate ad’hezioni qe do te thote se kushtet e kesaj kontrate hartohen vetem nga njera pale qe eshte pala siguruese, ne formen e deshmise se sigurimi, per te gjitha llojet e kontratave te sigurimit dhe per qdo lloj objekti qe sigurohet, ndersa pala tjeter, i siguruari zakonisht ka vetem te drejten e nenshkrimit te saj. 5. Kontrata e sigurimit eshte ne te gjitha rastet nje kontrate me afat te percaktuar.Deshmia e sigurimit duhet te permbaje fillimin dhe mbarimin e kontrates te sigurimit.Tek kontrata e sigurimit afati ka rendesi themelore dhe mungesa e percaktimit te afatit te fillimit dhe te mbarimit te kontrates, e ben kontraten te pavlefshme. 6. Kjo kontrate ka karakteristike shume te dallueshme nga kontratat e tjera, hyrjen ne fuqi.Kontrata e sigurimit hyn ne fuqi jo ne momentin e nenshkrimit apo shfaqjes se ligjshme te vullnetit nga palet, por ne nje moment me te vone ne kohe qe eshte ora 24 e dites se perfundimit te kontrates dhe mbaron ne oren 24 te dites se fundit te kohezgjatjes se kontrates. 7. Kontrata e sigurimit nuk eshte e transferueshme, ne rastet e tjetersimit te pasurise se siguruar nga nje subjekt tek nje tjeter.Ne qofte se nje subject ka siguruar pasurine e tij dhe me pas kete pasuri e kalon ne pronesi te nje subjekti tjeter , kontrata e sigurimit do te zgjidhet. 8. Kontrata e sigurimit ka si kusht per vlefshmerine e saj interesin pasuror ne objektin e siguruar.Ne kontraten e sigurimit te pasurise ,personi i cili lidh kontraten duhet te kete interes pasuror ne objektin e siguruar , ne te kundert eshte e pavlefshme. 4

9. Kontrata e sigurimit lidhet vetem per nje kategori te kufizuar ngjarjesh qe sigurohen me kontraten e sigurimit.Ajo nuk zbatohet per qdo ngjarje sigurimi, por vetem per ato ngjarje te cilat palet kane parashikuar ne kontrate dhe jo edhe edhe per ngjarje te tjera te cilat nuk jane parashikuar ne kontrate. 10. Kontrata e sigurimit lidhet vetem nese ekziston shkaku i ligjshem per lidhjen e kontrates2.

Subjektet e kontrates te sigurimit Subjektet e kontratës së sigurimit të pasurisë janë përcaktuar shprehimisht në ligj dhe janë; siguruesi dhe i siguruari dhe në raste të caktuara edhe personi i tretë. I siguruari është personi fizik ose juridik, vendas apo i huaj, i cili siguron pasurinë e tij, duke paguar primin e sigurimit dhe i cili ka të drejtë që të marrë shumën e sigurimit nga siguruesi, në rast se vertetohet ngjarja e sigurimit e parashikuar në kontratë. I siguruari duhet të ketë interes pasuror nga lidhja e kontratës së sigurimit të pasurisë Siguruesi është pala e cila merr përsipër që kundrejt përfitimit të primit të sigurimit të paguar nga i siguruari, që të bëjë sigurimin e pasurisë së të siguruarit, si dhe të paguajë shumën e sigurimit në favor të të siguruarit ose në favor të personit të tretë në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, në rast se ndodh ngjarja e sigurimit e parashikuar në kontratë. Ligji ka përcaktuar se si sigurues mund të jenë vetëm personat juridikë, qofshin këta persona juridikë publikë ose privatë siguruesi në një kontratë sigurimi nuk mund të jetë kurrë një person fizik dhe në mënyrë që një subjekt të dalë si sigurues në një kontratë sigurimi duhet të plotësojë dy kushte: Së pari: Të jetë person juridik; Së dyti: Të jetë themeluar në formën e një shoqërie aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe e organizuar sipas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. 17 Në vendin tonë si sigurues deri para pak vitesh ka qenë vetëm një person juridik publik, konkretisht INSIG, ndërsa sot përveç tij ka dhe një numër të konsiderueshëm personash juridik privat, të cilat po operojnë me sukses në fushën e sigurimeve. Si persona të tillë juridik privat që dalin sot si sigurues në kontratën e sigurimit mund të përmendim; shoqërinë e sigurimeve “SIGMA”, shoqërinë e sigurimeve “SIGAL”, shoqërinë e sigurimeve “ATLANTIK”, shoqërinë e sigurimeve “INTERSIG” etj. Subjektet e kontratës së sigurmit të personit. Ashtu si dhe tek kontrata e sigurimit të pasurisë, edhe tek kontrata e sigurimit të personit, subjektet ose palët në këtë kontratë janë dy: siguruesi dhe i siguruari. Në lidhje me siguruesin, cilësitë e siguruesit në kontratën e sigurimit të personit, janë të njëjta me ato të siguruesit, tek kontrata e sigurimit të pasurisë dhe duke qenë se për cilësitë e siguruesit në kontratën e sigurimit të personit, vlejnë të gjitha ato çfarë këmi thënë për siguruesin tek kontrata e sigurimit të pasurisë, nuk do të ndalemi fare për të sqaruar pozitën dhe cilësitë e tij në këtë kontratë. Në këtë rast do të mjaftohemi duke thënë se si sigurues në kontratën e sigurmit të personit mund të jetë çdo person juridik vendas apo i huaj, i cili plotëson kushtet e parashikuara nga legjisalcioni shqiptar në fushën e sigurimeve dhe risigurimeve. Pala tjetër në këtë kontratë është i siguruari. I siguruari në kontratën e sigurmit të personit paraqet disa 2

Ilir Mustafaj”Detyrimet dhe kontratat” Tirane, 2016 Shtepia botuese”Aron Print”.

5

specifika dalluese në krahasim me të siguruarin tek kontrata e sigurimit të pasurisë, prandaj do të ndalemi për ta sqaruar me më hollësi cilësitë dhe statusin e tij në kontratën e sigurmit të personit. Kështu dallimi i parë midis të siguruarit si palë në kontratën e sigurimit të personit, në krahasim me kontratën e sigurimit të pasurisë, qëndron tek rrethi i subjekteve. Ndërsa tek kontrata e sigurimit të personit, si palë e siguruar mund të paraqitet vetëm personi fizik, shtetas shqiptar apo i huaj, apo pa shtetësi, në kontratën e sigurimi të pasurisë si palë e siguruar mund të jetë jo vetëm personi fizik shqiptar apo i huaj, por edhe personi juridik vendas apo i huaj, madje edhe vetë shteti shqiptar, i përfaqsuar nga organet e tij, në varësi të pasurisë që mund të sigurohet. Jo vetëm aq, por, në dispozitat nënligjore është përcaktuar se jo të gjithë personat fizikë mund të sigurojnë veten e tyre nga aksidentet personale, domethënë, jo të gjithë personat fizikë janë të aftë që të lidhin kontratën e sigurmit personal në emër dhe në favor të tyre. Kështu sipas këtyre dispozitave nënligjore, nuk mund të dalin si të siguruar në kontratën e sigurimit të personit këto persona: a) Personat që vuajnë nga alkoolizmi, narkotizmi ose sëmundje mendore të pashërueshme si skizofrenia, psikozat manjako-depresive, gjendjet paranoiake apo sindromat organike cerebrale.b) Personat të cilët kërkojnë kujdes të përhershëm shëndetësor. c) Personat të cilët kanë arritur moshën 70 vjeç. ç) Personat të cilët nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç3.

Grupet kryesore te sigurimeve. Ne baze te shtojcesw se ligjit 8081 date 07. 03.1996, grupet kryesore te sigurimeve ndahen: a) Sigurimi i aksidenteve dhe shendetit : aksidentet(perfshire semundjet profesionale dhe plagosjet industriale),semundjet; b) Sigurimet motorike :mjetet tokesore(te ndryshme nga ato qe levizin ne shina), mallrat ne transport ,pergjegjesite nga perdorimi i automjeteve; c) Sigurimi i marines dhe i transportit : mjetet levizese mbi shina, anijet (detare, lumore te liqeneve),mallrat ne transport pergjegjesite nga perdorimi i anijeve; d) Sigurimi i avioneve:aksidentet,avionet, mallrat ne transport,pergjegjesite civile nga perdorimi i avioneve.

e) Sigurimi nga zjarri dhe demtime te tjera ne prone: perfshihen te gjitha demtimet nga zjarri te sendeve ne mjetet motorike,transport,mjetet tokesore ,avione, anije, demtimet e shkaktuara nga shperthimet ,stuhite, forcat e tjera te natyres, energjia nukleare,shkarja e tokes, si dhe demtimet ose humbjete pasurise nga bresheri,ngrica, vjedhja;

3

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/10/KONTRATA-E-SIGURIMIT.p

6

f) Sigurimi i pergjegjesive: pergjegjesia civilenga mjetet motorike,anijet,avionet, pergjegjesite civile te pergjithshme; g) Sigurimi i kreditit dhe i garancise: paaftesia paguese e pergjithshme ,garancite,humbjet financiare( nga qirate ,nga ulja e vleres se tregut, moti i keq e te tjera)fondet e investimeve; h) Sigurimi i jetes: jeta-vdekja, martesa –lindja, mbrojtja ligjore, ndihma e personave ne veshtiresi.

Në bazë të ligjit dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, pasuria mund të sigurohet nga këto rreziqe: a) Ndërtesat, makineritë, automjetet, mallrat, prodhimet bujqësore, sendet shtëpiake mund të sigurohen: nga zjarri, nga rrufeja, nga shpërthimet, nga tërmetet, nga përmbytjet, nga breshëri, nga shiu, nga shtërngatat, nga tufani, dëbora, orteqet, nga shkarjet e dheut, nga vjedhjet, nga prishjet e urdhëruara prejorganet e pushtetit vendor, në mënyrë që të ndalohet përhapja e zjarrit, atomjetet sigurohen përveç rastëve të mësipërme edhe nga përplasjet dhe rrëzimet; b) Kulturat bujqësore dhe/ose produktet blegtorale sigurohen: nga breshëri, nga shtërngata dhe nga përmbytja, si dhe nga nrgicat për periudhën nga 01 prilli dei më 30 shtator. Ky sigurim përfshin në këtë rast vetëm dëmtimet mekanike që u janë shkatuar prodhimeve bujqësore dhe blegtorale prej rreziqëve të mësipërme; c) Kafshët e punës dhe të prodhimit sigurohen: nga ngordhjet e shkatuara nga sëmundjet dhe aksidentet, si dhe në rastet kur ato theren detyrimisht me urdhër të organëve kompetente për shkak se nga sëmundja kjo therje është e pashmangshme ose për të penguar përhapjen e një sëmundje të tillë. Raste të therjes së detyruar për shkak të sëmundjes ndodhën në vendin tonë në vitet 2005- 2006, ku si pasojë e sëmundjes H.5.N.1, i quajtur në gjuhën e përditshme si “gripi i shpendëve”, u therën me qidra e mijra shpendë, sidomos në zonat kufitare të Shqipërisë, pikërisht për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje, e cila parqiste rrezikshmëri të lartë edhe për njerëzit. d) jeta dhe shendeti i njerezve sigurohen nga akisedntet dhe semundjet4.

Kontrata e sigurimit te jetes dhe e shendetit te personit. Nje lloj i kontrates te sigurimit. Ne vitin 1993 INSIG –u ka nxjerre nje rregullore te brendshme mbi kushtet e pergjithshme te sigurimit te aksidenteve personale.Kjo rregullore percakton se cilat jane rastet e sigurimit ne kete lloj kontrate gjate ushtrimit te nje veprimtarie profesionale, te qdo lloji veprimtarie tjeter me karakter joprofesional , gjate kryerjes se sherbimit ushtarak , gjate veprimtarise te kryer gjate qendrimit ne shtete te huaj e te tjera. 4

Mariana Tutulani-Semini”E drejta e detyrimeve dhe e kontratave”Pjea e posaqme.

7

Ne kontraten e sigurimit ne pergjithesi dhe veqanerisht ne ate te sigurimit te jetes dhe shendetit , rasti i sigurimit quhet edhe ndryshe edhe aksident.Aksident do te quhet qdo ngjarje qe ndodh per nje shkak rastesor , te dhunshem dhe te jashtem , i cili shkakton demtime fizike objektivisht te vertetueshme , si pasoje e te cilave mund te vertetohet vdekja, paaftesia e perhershme ose paaftesia e perkohshme.Do te barazohen me aksidentin edhe ndrydhja , terheqja muskulore, keputjet e ligamenteve e te tjera, te shkaktuara nga sforcimet fizike te te siguruarit.Sigurimi nga aksidentet personale mbulonaksidente per shkak te: 

Helmimit akut nga thithja dhe gelltitja e substancave te ndryshme kimike,



Mbytjes,



Ngrirjes,



Goditjes se diellit apo te nxehtesise,



Demtimeve te shkaktuara nga sforcimet fizike me perjashtim te hernies dhe te infarktit,



Asfiksise me origjine patologjike,



Aksidenteve te pesuara ne gjendje semundje te menjehershme , mungeses se pervojes dhe te pakujdesise,



Trazirave masive civile apo terroriste , me kusht qe i siguruari te mos kete marre pjese aktivisht ne to.



Infeksioneve qe merr i siguruari si rezultat i hyrjes ne trupin e tij te trupave te infektuar nepermjet plageve te shkaktuar nga aksidenti.

Per sa i perket demtimeve te lehta te lekures apo te mukozave qe lejojne hyrjen e trupave te infektuar ne trupin e te siguruarit nuk do te mbulohen me sigurim, duke perjashtuar infeksionin e shkaktuar nga tetanozi ose terbimi5.

Efektet e kontratës së sigurimit Efektet e kontratave në përgjithësi kanë të bëjnë me krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve kontraktuese. Në parim, kontrata ka efekt midis palëve kontraktuese, por edhe ndaj personave të tretë ose ndaj të gjithëve. Ky qëndrim rezulton nga koncepti i njohur se kontrata është vepër e palëve që krijon efekte midis tyre. Përveç kësaj karakteri relativ i kontratës, përkatësisht veprimi inter partes i ka dhënë shtrirje këtij efekti. Në marrëdhëniet juridike kontraktore kontratat e caktuara kanë efekt edhe 5

Mariana Tutulani-Semini”E drejta e detyrimeve dhe e kontratave”Pjea e posaqme.

8

ndaj personit të tretë. Te kontratat në dobi të personit të tretë kemi tre persona: promitentin, stipulentin dhe benificiarin. Këtu promitenti detyrohet ndaj stipulentit se do të ekzekutoj prestimin e caktuar personit të tretë – benificiarit. Promitenti është premtuesi, stipulenti është personi që e lidhë kontratën në dobi të tretit dhe benificiari është personi që fiton dobi nga kontrata. Kur kemi parasysh të drejtën e sigurimeve në aksidentet automobilistike kultivojmë qëndrimin se kontrata e sigurimit është bazë për shpërblimin e dëmit personit të tretë të dëmtuar në aksidentet automobilistike. Kontrata lidhet midis siguruesit dhe të siguruarit, por efektet e saj i referohen personit të tretë të dëmtuar në aksidentet automobilistike. Kjo është arsyeja bazë pse kontrata e sigurimit, për personin e tretë është res inter alios acta. Personi i tretë, pra nuk është kontraktues i saj, por në rrethana të caktuara, ai hynë në marëdhënien juridike që rezulton nga paraqitja e rastit të siguruar e që mbulohet nga kontrata e sigurimit. Personi i tretë është shfrytëzues i efekteve të sigurimit në të gjitha situatat kur do t‟i shkaktohet dëm, përkatësisht kur do të paraqitet Rasti i sigurimit. Pra, kur personi i tretë është personi i dëmtuar në aksidentet automobilistike, atëherë ai paraqitet në cilësinë e shfrytëzuesit tëkontratës së sigurimit. Kontrata e sigurimit mbron një rreth të caktuar njerëzish që mund të jenë viktimë potenciale në aksidentet automobilistike. Ato janë personat e tretë. Kur jemi këtu vlerësojmë se duhet të potencojmë faktin se edhe kontraktuesi i sigurimit mund të jetë viktimë në një aksident komunikacioni të shkaktuar nga një mjet motorik, qoftë si udhëtar në atë mjet qoftë si kalimtar, për të cilën është e lidhur kontrata e sigurimit, por prapseprap nuk e ka statusin e personit të tretë. Ai ngelet palë kontraktuese6.

Model i nje kontrate sigurimi SIGAL është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL UGA është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 900 zyra ku ajo operon.Kompania ka per qellim sigurimin e aksidenteve dhe te jetes e te shendetit te personit .

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/Doktoratura-Agim-Nuhii-Fakulteti-i-DrejtesiseDepartamenti-i-se-Drejtes-Civile.pdf 6

9

10

11

12

https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2019/05/KUSHTET-SIGURIMI-KASKO.pdf

13

Perfundimi  Kontratat e sigurimit kane te bejne me nje shkembim parash per mbrojtje nga ngjarjet e papritura ose aksidentale.  Ne kontrate sigurimi kemi nje shkembim vlerash te pabarabarta.  Shpesh nuk ka ose ka pak deme dhe keshtu primi i paguar nga i siguruari per nje policete caktuar eshte me i madh se vlera e paguar nga siguruesi per , ose ne emer te te siguruarit.  Kontratat e sigurimit konsiderohen si kontrata ne mirebesim per shkak se te dy palet ne kete kontrate kane detyrimin te veprojne me ndershmeri te plote dhe te bejne transparente te gjitha faktet e duhura.  I siguruari ka te drejte te mbeshtetet te siguruesi nga i cili ka marre premtim.  Nje sigurues i cili nuk e mban premtimin e tij per te paguar per demin e mbuluar me sigurim, do te thote se nuk vepron ne mirebesim dhe per kete sjellje denohet nga ligji ne fuqi.  Kontrata e sigurimit eshte e patransferueshme.Kjo do te thote se pasi ajo hyn ne fuqi , i siguruari nuk mund ta transferoje policen te nje pale tjeter .  Nese transferimi do te ishte i lejueshem, siguruesi do te jete ligjerisht i lidhur ne nje kontrate me nje pale te cilen mund te mos doje ta siguroje.  Kontratat e sigurimit ofrojne demshperblim per demet e te siguruarve.  Demshperblim do te thote se i siguruari , pas demit duhet te rikthehet ne te njejten gjendje financiare qe ka qene perpara se te ndodhte ky dem.  Pagesa behet ne vleren qe i siguruari eshte pergjegjes ligjerisht deri ne kufirin qe lejon polica per demin nga pergjegjesite e mbuluara me sigurim, si edhe kostot qe shoqerojne kete dem.  Vlera qe siguruesi paguan eshte direkt e lidhur me vleren e humbjes te te siguruarit.  Kjo do te thote se sigurimet duhet te ofrojne nje perfitim jo me te madh se humbja qe i ka ndodhur te siguruarit7.

7

https://www.slideshare.net/FissiMorina/kontratat-e-sigurimeve-ligjerata-4

14

Bibliografia: 1. http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/02/Doktoratura-Agim-NuhiiFakulteti-i-Drejtesise-Departamenti-i-se-Drejtes-Civile.pdf 2.http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/10/KONTRATA-ESIGURIMIT.p 3.Ilir Mustafaj”Detyrimet dhe kontratat” Tirane, 2016 Shtepia botuese”Aron Print”. 4.Mariana Tutulani-Semini”E drejta e detyrimeve dhe e kontratave”Pjea e posaqme. 5.https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2019/05/KUSHTET-SIGURIMI-KASKO.pdf 6.https://www.slideshare.net/FissiMorina/kontratat-e-sigurimeve-ligjerata-4

15

Related Documents


More Documents from "tiempo163315"