Mbnj-finance-programi Bachelor 2014 2015

  • Uploaded by: Eni Kuka
  • 0
  • 0
  • February 2021
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Mbnj-finance-programi Bachelor 2014 2015 as PDF for free.

More details

  • Words: 2,040
  • Pages: 8
Loading documents preview...
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I _______________

Miratoi

Prof. Dr. SULO HADERI Dekan

Program Mësimor Lënda:

Menaxhimi i Burimeve Njerzore Programi i Studimit: Bachelor në Degën (Financë-Kontabilitet etj ), kohë e plotë.

Viti Akademik: 2015-2016 Semestri pestë (5)

Përgjegjësi i Departamentit Prof. Dr Shyqyri LLACI Tetor -2015 Pedagogu/Pedagogët: Prof. Dr. Ahmet CENI, Martin Serreqi MBA Adresa Elektronike e pedagogut në site të FEUT: _____ ________ Ngarkesa: 6 ETCS, 4 Orë në javë; 2 (Leksion), 2 (Seminar) Semestri: peste , sistemi me kohë të plotë ;

PËRSHKRIM I LËNDËS:

Lënda “Menaxhimi I Burimeve Njerëzore”, ka si mision që tu ofrojë studentëve konceptet, instrumentet, mjetet praktike dhe teorike për një drejtim më efikas dhe eficient të potencialit njerëzor të një kompanie. Ajo synon që tu japë njohuri studenteve se si mund të menaxhohen burimet njerëzore të një organizate me qëllim përdorimin e potencialit maksimal të tyre, duke përdorur teknikat, instrumentet organizative, ekonomike dhe juridike për një gjë të tillë. Ajo i trajton burimet njerëzore si një potencial dhe burim shumë I rëndësishëm për zhvillimin e organizatave të ndryshme. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT E LËNDËS: Qëllimi i kësaj lënde është të ndihmojë studentët që mbas mbarimit të Universitetit të jenë të pajisur me njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike për të vepruar me sukses në menaxhimin e burimeve njerëzore në një terren ekonomik, organizativ apo financiar. Ata do të aftësohen në analizën e dukurive të ndryshme që paraqiten në burimet njerëzore dhe të dinë të bëjnë sintezën e zgjidhjes së problemit. Në mënyrë të veçantë objektivat do të jenë : 1.Të kuptohet kuadri historik i zhvillimit të burimeve njerëzore, të dihet të dallohet evolucioni i teorive, praktikave dhe instrumentave në periudha të ndryshme. Gjithashtu të dihet të kuptohen edhe shkaqet e këtij evolucioni. 2. Ti japë dije studentit të bëjë praktikisht një organizim të departamentit të burimeve njerëzore për kompani me status të ndryshëm dhe forma të ndryshme organizimi, duke filluar nga një biznes i vogël dhe duke përfunduar tek koorporata. 3. Ti japë njohuri studentit që të bëjë planifikimin e burimeve njerëzore si në periudha vjetore ashtu edhe në periudha afat gjata. Planifikimi të behet sipas profesioneve dhe kualifikimit dhe të dalin nevojat respektive. 4. Të aftësojë në praktikë studentët në lidhje procedurat e rekrutimit dhe të seleksionimit. Studenti të dijë të bëjë diferencimin në praktikë të tyre sipas sektoreve te ekonomisë. 5. Të aftësohet studenti teorikisht dhe praktikisht për të kryer organizimin e punës. Kjo do të arrihet për situata të ndryshme të biznesit. 6. Të aftësohet studenti për të realizuar në praktikë metoda dhe instrumente të ndryshme të motivimit. Të dijë të analizojë në praktikë shkallën e motivimit të burimeve njerëzore, të zbuloje shkaqet e mos motivimit dhe të japë rekomandime për të përmirësuar situatën. 7. Të mësojë studenti të realizojë në praktikë procedurat e integrimit në punë, dhe të rekomandojë mënyrat e vlerësimit të performancës për punonjësit e një kompanie të caktuar. Të dijë të përdorë vlerësimin e performancës për drejtimin e karrierës dhe të motivimit.

2

8. Të mësohen format e ndryshme të shpërblimit për përformancë. Studenti të dijë të bëjë zgjedhjen më të përshtatshme të formave të shpërblimit në varësi të kushteve të punës dhe të organizimit të prodhimit. 9. Të mësohet të ndërtohen marrëdhënie të drejta me departamentet e tjera, në kuadrin e aplikimit të strategjive të ndryshme. 10. Studenti të dijë të ndërtojë marrëdhënie korrekte dhe të jetë neguciues i mirë me sindikatat. PËRFTIMET NGA LËNDA: Në fund të periudhës mësimore studenti duhet të jetë i aftë : A.Në fushen e dijes 

Studenti të përfitojë njohuritë e nevojshme për të kuptuar dhe vepruar në afat shkurtër dhe afat gjatë në fushën e burimeve njerëzore si në rang kombëtarë ashtu edhe ndërkombëtarë;



Të aftësohen studentët për mënyrën praktike se si aplikohen në biznes konceptet instrumentet dhe praktikat bazë të Menaxhimit të burimeve njerëzore;



T’i ofrohen studentit njohuri të cilat do ta ndihmojnë atë të orientohet edhe në kuadrin makroekonomik për mënyrën e përdorimit eficient dhe efektiv të burimeve njerëzore.

B. Në fushën e zbatimit, studenti duhet: 

Të dijë të operojë më praktikat e MBNJ-së duke synuar rritjen e performances se burimeve njerzore dhe të organizatës



Të konceptojë dhe zbatojë sistemin më efikas të organizimit dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore. Në këtë kuadër ai duhet të dijë të dallojë llojet e organizimit të punës në varësi të nivelit të zhvillimit kulturor të individit dhe të ndërmarrjes.



Të kuptojë dhe të interpretojë literaturën e fushave të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të dijë të propozojë instrumenta për zbatimin e koncepteve të saj.

C. Në fushën e sjelljes; 

Të ndikojë tek studentët në rritjen e cilësisë së konceptimit lidhur me rolin e sjelljes në kompetencë



Të dije të konceptojë dhe nxisë modele sjelljeje që rrisin shkallen e cilësisë së punës dhe motivimin e kënaqësinë e punonjësve

METODOLOGJIA E MËSIMIT DHE MATERIALET E KURSIT

3

Në këtë seksion përmenden metodat e mësimdhënies qe do të përdoren në këtë kurs, duke përfshirë leksionet, seancat e ushtrimeve dhe diskutimeve në seminare, si dhe prezantimin e diskutimin e materialeve të marra nga literatuara apo shtypi. Studentët pritet që të luajnë një rol aktiv në diskutimet në klasë dhe seancat e zgjidhjes së problemeve. Leksionet dhe Seminaret Materiali bazë për kursin do të jenë leksionet dhe seminaret në klasë (shënimet e studentëve), prezantimet powerpoint të përdorura nga lektori për secilin leksion, të shoqëruara me referencat në literaturën bazë. Mësimi duhet të jetë interaktiv. Gjatë zhvillimit të seminareve theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra në leksione dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre nëpërmjet zgjidhjes dhe analizës së problemeve të ndryshme. Teste dhe Punë Individuale Për të ndihmuar studentin që të përvetësojë materialin e kursit dhe të përgatitet për provimin, jepen detyra shtëpie në formën e ushtrimeve, problemave apo rasteve të studimit. Rastet e studimit do t’ju japin studentëve mundësinë që të ushtrohen dhe përmirësojnë aftësitë e komunikimit me shkrim ose verbal nëpërmjet prezantimeve në klasë. Për të lejuar pedagogët të kuptojnë progresin e kursit, do të aplikohen teste të rastësishme. Komunikimi interaktiv në formë elektronike do t’ju orientojë juve tek shumë materiale dhe burime të tjera informacioni. Materiale online që mund t’ju ndihmojnë për t’u përgatitur për kursin përfshijnë prezantimet powerpoint, ushtrime të zgjidhura dhe të pazgjidhura etj. Komunikimi me Studentët dhe Konsultimet Komunikimi me studentët do të realizohet në klasë si nëpërmjet diskutimeve ashtu edhe ushtrimeve për të testuar se sa i kanë kuptuar materialet e kursit. Studentët mund të komunikojnë gjithashtu me pedagogët e lëndës gjatë orareve të caktuara për konsultim. Nëse gjatë zhvillimit të kursit do të kenë ndonjë pyetje, apo do të keni nevojë për ndihmë individuale, ju mund të kërkoni një takim në një nga oraret e konsultimit të shpallura. Frekuentimi Frekuentimi i seminareve është i detyrueshëm në masën 75%. Kur studenti ka marrë pjesë në 50-75% nuk ka të drejtë të hyjë në provimin e radhës por kalon në sezonin e vjeshtës. Kur studenti ka marrë pjesë në më pak se 50% të tyre, ai përsërit lëndën në vitin e ardhshëm. Frekuentimi dhe pjesëmarrja në diskutime në leksione sipas modelit të studentit në qendër, është favorizues për studentët dhe përfitohen pikë bonos. KODI I ETIKËS Ky kurs do të zhvillohet në përputhje me rregullat e specifikuara në Rregulloren e UT, rregulloret e FE dhe Kodin e Etikës së Fakultetit të Ekonomisë, të cilat obligojnë zero-tolerancë ndaj pandershmërisë akademike.

4

VLERËSIMI DHE KONTROLLI I DIJEVE Vlerësimi i dijeve të studentit mbështetet në parimin e kontrollit të vazhdueshëm. Nota përfundimtare është rezultante e kombinimit të elementëve të mëposhtëm të vlerësuar me pikë (në total 100 pikë): 1. Vlerësimi gjatë vitit (jo më shumë se 30%); 2. Provim përfundimtar me shkrim (jo më pak se 70%);

Për të bërë një rezultat të vlerësimin duhet të marr jo më provimin përfundimtar PËRMBAJTJA E temat e listuara) JAVA

Nota 4 në 40 pikë Nota 5 50 Nota 6 60 Nota 7 70 Nota 8 80 Nota 9 90 Nota 10 100

deri 41 51 61 71 81 -

llogaritjet e pikëve për mundshëm pozitiv në përfundimtar, studenti pak se 25 pikë në me shkrim.

91 – LËNDËS (vetëm

TEMA

ORË

Java e Parë

1.PRAKTIKAT E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERZORE; •Përkufizoni objektivat e MBNJ • Përshkruani karakteristikat e MBNJ • Vlerësoni rezervat e shprehura në lidhje me MBNJ • Vlerësoni dimensionet etike të MBNJ • Përkufizoni qëllimet e politikave të MBNJ • Kuptoni zhvillimin e MBNJ si teori dhe praktikë • Kuptoni kontekstin në të cilin operon MBNJ

2

Java e Dytë

2.KAPITALI NJERZOR  Efektivi I kompanisë;  Konceptetet e kapitalit njerzor, kapitalit social , intelektual dhe organizativ;  Statuset e punonjësve në kompani;  Matja e kapitalit njerzor  Evolucioni i efektivit 3.PLANIFIKIMI I BURIMEVE NJERËZORE;

2

Java e Tretë



2

Pse bëhet plani për burime njerëzore; 5

    

Java e katert

ORGANIZIMI I PUNËS;     

Java e Pestë

Java Gjashte

2

Bazat teorike te organizimit Përmbajtja e organizimit të punës dhe natyra e tij; Menaxhimi I detyrave dhe dhe ndarja e roleve të punës. Përcaktimi i standarteve të punës; Rregullimi i orareve të punës;Rregullimi i kushteve të punës;

ANALIZA E VENDIT TË PUNËS;  Pse bëhet analiza e punës;  Metodat e analizës së punës; (Refernca tek HAY)  Proçedurat e analizës së punës;  Kalimi nga analiza në përshkrimin e punës; e REKRUTIMI DHE SELEKSIONIMI;  Qëllimi dhe rëndësia e rekrutimit;  Proçesi i rekrutimit;  Burimet dhe metodat e rekrutimit;  Procesi i seleksionimit;  Vendimet dhe gabimet në seleksionim;  Emërimi;

Java e shtate

Java e tete

Kuadri strategjik i planifikimit të burimeve njerëzore; Analiza e ambientit të jashtëm dhe të brëndëshem të organizatës; Proçesi i planifikimit të BNJ; Teknikat e planifikimit te BNJ Analiza e diferencave dhe vendosja e ekuilibrit

FORMIMI DHE ZHVILLIMI ;  Historiku i trajnimit  Lidhja e trajnimit me objektivat e organizates dhe misioni i trajnimit  Kuadri ligjor i formimit  Identifikimi I nevojave per trajnim  Metodat e formimit;  Programet e formimit dhe mjetet;  Monitorimi I procesit të formimit VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË PUNONJËSVE ;  Kuptimi dhe rëndësia e vlerësimit të

2

2

2

2

6

performancës; Procesi i vlerësimit të peformancës Teknikat e vlerësimit të performancës; Java e Nëntë MOTIVIMI I PUNONJESVE;  Koncepti i motivimit dhe i kenaqesise  Teoritë e motivimit ,  Teorite e përmbajtjes;  Teoritë e proceseve  Teorite integrale  Aspekte praktike te motivimit. Teoritë e tjera  Java e Dhjete MENAXHIMI I SHPËRBLIMIT;  Elementët e shpërblimit të përgjithëshëm;  Faktorët që merren parasysh për ndërtimin e modelit të shpërblimit;  Ndertimi I rrjetave te shperblimit  Mënyra e fiksimit të pagës bazë; Struktura e pagës Java e SHPËRBLIMI PËR PERFORMANCË; (i) Rëndësia e lidhjes së shpërblimit me Njëmbëdhjet përformancën; ë (ii) Paga në bazë të kohës; Sistemet e pages sipas rendimentit  

2

2

2

Java e Dymbedhjete iii) Llojet e pagës me performancë te vleresuar subjektivisht; (iv) Sistemet e bazuara në meritën dhe në avancimet e shkallëve; (v) Sistemet e pagës me shpërblim; Sistemet që parashikojnë komisione; (vi) Sisteme të tjera); Java e PËRFITIMET DHE FORMA TË TJERA TË Trembëdhjetë SHPËRBLIMIT; (i) Zhvillimi Historik; (ii) Objektivat e përfitimeve sociale; (iii) Llojet kryesore të përfitimeve

2

Java e Katermbedhj ete

2

2

MENAXHIMI I KONTARTES KOLEKTIVE  Kontrata Kolektive;  Kontrata individuale  Akreditimi; (iv) Procedurat e ankesave

Java e Sistemet e informacionit për MBNJ-në pesembedhje te

2

7

TOTALI

30 ORË

LITERATURA A.Literatura bazë: 1.Teksti .“Menaxhimi i Burimeve Njerëzore” Me autorë Zana KOLI dhe Shyqyri LLACI; Botim i vitit 2005; 2. A.CENI; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Cikël Leksionesh të parashkruara; Botim Shqip 2015; 3.Michael ARMSTRONG; “Handbook Of Human Resource Managment Practice”; 11th Publiched KOGAN RAGE; London and Philadelphia 2005 4.Leksione të shkurtuara të marra ne auditor nëpërmjet rrugëve të ndryshme; B. Literatura plotësuese. 1. Fred LUTHANS; “Human resources management”,. Botimi Peste , viti 2005, USA 2. Jean MARIE PERETI; Gestion des Ressources Humanies” 2005 ;Ed Organisation 3. 4. Kodi i punës i Republikës së Shqiprësisë, Statusi i Nënpunësit Civil dhe cdo legjislacion tjetër në fushën e punës dhe të burimeve njerëzore. C.Faqe interneti:

8

Related Documents


More Documents from "Rachael Razak"

Safety Vkr C4 Es
January 2021 0
Askep Ppok Gadar
February 2021 0
Fffffff
January 2021 1
Soal Terapi Komplementer
January 2021 1