Hyrje Në Diplomaci Dhe Politike Të Jashtme

  • Uploaded by: Bekim Baliqi
  • 0
  • 0
  • January 2021
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Hyrje Në Diplomaci Dhe Politike Të Jashtme as PDF for free.

More details

  • Words: 16,203
  • Pages: 56
Loading documents preview...
Baliq

2010 Prof. Ass. Dr. Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

2

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Të drejtat autoriale të shtypjes,kopjimit dhe shumëzimit i mban vetëm autori dhe lejohen vetëm me shkrim nga ana e autorit. Çfarëdo shkelje eventuale do të qon ne përgjegjësi ligjore. Prof.Dr.sc.Bekim Baliqi © Prishtinë, 2010

3

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Përmbajtja 1. Hyrje 2. Një vështrim i shkurtër mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacinë. a. Krijimi i Sistemi Ndërkombëtar dhe Parimi i Sovranitetit b. Kongresi i Vjenës c. Lidhja e Kombeve dhe Traktati i Versajës d. Konventa e Montevideos e. Kombet e Bashkuara 3. Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare. a. Liberalizmi b. Realizmi c. Konstruktivizmi 4. Evoluimi i Konceptit të Sovranitetit në MN. 5. Politika e Jashtme dhe Diplomacia. a. Çka është politika e jashtme? b. Çka është diplomacia? 6. Organizatat ndërkombëtare 7. Hyrje në Diplomacinë Publike a. Çka është D. P? b. Si dallohet D. P nga Diplomacia tradiconale? c. Diplomacia Kulturore d. Përkufizimi i Diplomacisë Publike e. Çka janë Komponentët dhe Karakteristikat e Diplomacisë Publike? f. Elementet përbërëse të Diplomacisë Publike 8. Diplomacia Kulturore 9. Marrëdhënia me Publikun dhe Diplomacisë Publike. g. “Propaganda” dhe PR-mania h. Lobimi i. Sferat dhe Dimensionet e Diplomacisë. 10. Krijimi i Imazhit 11. Përmbledhje 12. Bibliografia.

4

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

5

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

1. HYRJE Rënia e sistemit komunist në fillim të viteve nëntëdhjeta, la pas vetes jo vetëm një vakum të rrezikshëm shoqëroro-politik por qoj edhe te shpërbërja e shteteve shumëkombëshe, siç ishin Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia dhe Jugosllavia. Në vazhdën e këtyre proceseve kishte një varg secesionesh dhe shpërbërje shtetesh shumëkombëshe, respektivisht ndodhen luftëra të përgjakshme për vetëvendosje dhe pavarësim, që si rezultat patën krijimin e shteteve të reja. Kështu shtetet e sapoformuara, përveç tjerash, u ballafaquan se shpejti edhe me nevojën e përcaktimit te një politike të jashtme të re, e cila do të duhej te i mbronte interesat kombëtare dhe përfaqësonte vendin në arenën ndërkombëtar. Mirëpo, këto shtete ballafaqoheshin fillimisht me edhe një problem tjetër, atë të njohjes ndërkombëtare dhe legjitimitetit nga shtetet tjera, si shtete të pavarura dhe sovrane me te drejta te barabarta dhe të njohura ndërkombëtare. Përveç vështirësive



konsolidimin

e

institucioneve

dhe

problemeve



demokratizimin e vendit, shumica e këtyre vendeve gjendeshin në një situate krejtësisht të re në politiken dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto shtete duhej të hartonin strategjia dhe politika të reja karshi shteteve tjera dhe çështjeve të ndryshme, të cilat ndryshonin thellësisht nga koha e Luftës së Ftohtë dhe sistemit bipolar, që ishte sistemi dominues ndërkombëtar. Bota gjendej në një situatë shumë me komplekse dhe shumë më të ndërlidhur sesa kurdo here me pare, ne gjendemi në kohen e “fshatit global” e cila tashmë identifikohet si globalizim. Gjithashtu numri i shteteve me sistem politik te bazuar ne demokracinë liberale me zgjedhje te lira e demokratike, me liri te shprehjes dhe shtypit, me ekonomi te tregut te lire dhe me sundim te ligjit është rritur dukshëm ne vitet e fundit. Për këtë flasin, përveç tjerash, edhe raportet e organizatave te shumte, si p.sh ajo e Freedomhouse, sipas se cilës ne vitin 2009 46% ose 89 shtete janë tërësisht te lira, 62 apo 32% pjesërisht, ndërsa 22% apo 42

shtete

nuk

konsiderohen

te

lira

sikurse

vendet

demokratike.1

Demokratizimi qon ne reforma te brendshme përmbajtjesore, e ne ketë mënyrë 1

Shihe te dhenat e Raportit nga Freedomhouse ne: . http://www.freedomhouse.org/uploads/fiw09/FIW09_Tables&GraphsForWeb.pdf

6

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

arrihet një përmirësim i dukshëm edhe ne zhvillimin e politikes se jashtme dhe diplomacisë si rezultat i participimit te qytetareve dhe ndikimit të opinionit publik në vendimmarrje. Një risi në politikën e jashtme dhe në diplomaci, është padyshim roli i teknologjisë informative, shtimi dhe shtrirja e medieve, si elektronike ashtu edhe te shtypura, e me këto edhe rëndësia e ndikimit te opinionit publik ne krijimin e politikave te jashtme dhe ne punën e diplomateve. Një nocion i cili tenton t’ i përfshin këto zhvillime dhe qe këto t’i shfrytëzoj ne favor te diplomacisë, njihet përgjithësisht si Diplomacia Publike. Kjo do te thote se veprimi diplomatik ka evoluar ne forma te reja, ku Diplomacia Publike apo ajo Kulturore bejne pjese ne përshkrimin e këtyre aktiviteteve diplomatike. Në literaturën shkencore ne këtë temë përkatëse në gjuhen shqipe ende nuk ekziston asnjë trajtim shkencor apo madje edhe publicistik te kësaj fushe studimi, sikurse edhe qe është edhe si koncept apo si nocion shume pak i njohur si për publikun e gjerë ashtu edhe për atë akademik. Diplomacia Publike ka te beje me menaxhimin e informatave, ngjarjeve dhe pikëpamjeve ne dhe për opinionin publik ndërkombëtar. Kjo ndodhë në koordinim apo me ndihmën, qoftë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, të politikës së jashtme të një shteti. Diplomacia publike është një nga çështjet më të spikatura të komunikimit politik dhe një nga elementet me qendrore te aktiviteteve diplomatike në këtë shekull. Pikënisja dhe arsyeja qendrore e Diplomacisë Publike është rrjedha e informative dhe ideve te përçuara nga një shtet apo organizatë internacionale ne arenën ndërkombëtare, duke përfshirë me këtë aksion jo vetëm qeveritë por edhe publikun e gjerë. Në Publike

është

lëndë

e

Universitetet e ndryshme botërore Diplomacia cila

studiohet



kuadër

te

Marrëdhënieve

Ndërkombëtare, e veçanërisht gjate kërkimeve për politiken e jashtme te ndonjë shteti apo disa shteteve të caktuara. Një pasqyrim i shkurtër i zhvillimit të MN dhe diplomacisë është prandaj e një rëndësie të veçantë.

7

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

2.

Një

vështrim

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

i

shkurtër

mbi

Marrëdhëniet

ndërkombëtare dhe Diplomacinë. Marrëdhëniet ndërkombëtare, si fushe studimi në kuadër te shkencave politike, kanë të bëjnë me raportet midis qeverive te shteteve dhe me faktorët tjerë në politikën

ndërkombëtare,

joqeveritare,

regjionale,

si

organizatat

globale

por

e

edhe

ndryshme me

ndërqeveritare,

korporatat

e

shumta

multinacionale. Këto përfshijnë një mori ndërmarrjesh dhe veprimtarish, mes vendesh dhe organizmash te ndryshme: siç janë diplomacia, marrëdhëniet ekonomike e tregtare, aleancat ne fushën e sigurisë, pjesëmarrjen ne organizatat ndërqeveritare, shkëmbimet kulturore e akademike dhe ne shume fusha tjera.

Krijimi i Sistemi Ndërkombëtar dhe Parimi i Sovranitetit. Si rrjedhoje e shekullarizimit te shoqërive perëndimore kah mesi i shekullit XVII –të dhe humbjes së dominimit politik të Kishës katolike ne Evropë, sidomos pas Paqes se Vestfalisë-1648, dhe ne kontekstin e Iluminizmit fillojnë botëkuptimet fetare te marrin gjithnjë e me shumë karakterin e çështjes private sesa si rend shoqëror e politik i dominuar nga pushteti religjioz. Ne këtë atmosfere te konflikteve te ashpra, por edhe te krizës se pushtetit te kishës dhe mbretit, filluan ideologjitë e reja politike te e përmbushen një zbrazet qe la pas veti botëkuptimi fetar dhe legjitimimi monarkist i politikes. Prandaj ishte nevoje imediate e kohës, formimi i një rendi dhe organizimi te ri shoqërorë e politik, pra edhe te krijimit te shtetit modern ose komb-shtetit. Kështu zanafillën shteti por edhe kombi (modern), e kishin ne Evropën e shekullit te XVIII-te, modelet e ndryshme te se cilës u eksportuan me vone edhe ne mbare rruzullin tokësor. Kësaj i parapriu edhe ndërrimi radikal i konceptimit të shtetit modern dhe ndarjes së pushtetit, nga një filozofi politike iluministe, promovuar prej Nikolla Makiavelit, Tomas Hobsit, Xhon Lokut, Emanuel Kanti, Friedrich Hegeli, Zhan Zhak Rusoi e deri te Monteskjeu. Mirëpo relievi politik ne Evropën e asaj kohe ishte shumë i përzier e heterogjen na aspektin e 8

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

rregullimit territorial të njësive politike. Shkencëtari i njohur anglez Çarls Tilli pohon se ne Evropën mesjetare, deri kah shek. XV-XVI, kishte rreth 500 njësi te ndryshme politike, që ishin ne formë perandorish, mbretëri absolute e te trashëguara, organizimi fisnore, dukate, qytete-shtete te lira etj. Kthese paradigmatike ne historinë moderne te marrëdhënieve ndërkombëtare ishte Traktati i Vestfalisë nga viti 1648, e cila pasoi pas Luftës Tridhjetëvjeçare ndërmjet Perandorisë se Shenjte Romake (ne territorin e sotëm te Gjermanisë) dhe rivaleve te vet. Kjo lufte ishte e veshur me petkun e konflikteve fetare ndërmjet forcave katolike ne njërën ane dhe atyre protestante ne anën tjetër. Por ne esencë, fërkimet konfliktuoze të mëhershme religjioze ndërmjet tyre kishin prapavije politike dhe karakter hegjemonial. E cila ishte si pasojë e zbehjes së ndikimit të Papës katolike por edhe pretendimeve politike të sundimtarëve (princërve, mbretërve, perandorëve por edhe aristokracisë sunduese) ku mbizotëronte Protestantizmi dhe qe i kundërviheshin diktatit te Vatikanit. Bashkësia politike apo identiteti kolektiv i popujve edhe gjate Paqes së Vestfalisë ishte bazuar në përkatësinë fetare, identiteti dhe interesi nacional i popujve te këtyre ishte pra ende besimi, përkatësia konfesionale e tyre. Paqja e Vestfalise u rikonfirmua dhe u sforcua edhe nga Traktati i Utrechtit i viti 1713 ku përsëritej parimi se sovraniteti kombëtar i çdo shtetit duhej respektuar nga të gjitha shtetet. Kjo ide e barazisë ne baze te sovranitetit mundësoi çdo shteti të drejtën për ndjekur politiken e brendshme dhe të jashtme, pa ndërhyrje nga jashtë – gjë qe përfaqëson të parimin baze te marrëdhënieve midis shteteve. Mirëpo, legjitimimi apo njohja e shtetit nga ana e shteteve tjera, duke lidhur marrëdhënie diplomatike mes veti, është një shpikje e mëvonshme. Edhe pse diplomacia dhe raportet diplomatike mes disa vendeve evropiane ekzistonin edhe me herët, përmasat universale dhe rregullimi formal janë te kohës se fundit. Një karakteristik për Marrëveshjen e Vestfalise është se kjo ngjarje shihet si gurthemel i kristalizimit te sovranitetit dhe te formimit te shtetit modern apo komb-shtetit. Gjithashtu, ne shkenca politike dhe ne marrëdhënie ndërkombëtare kur flitet për shtetin e modelit vestfalian mendohet ne kuptimin klasik te sovranitetin, integritetin territorial dhe parimin e mos9

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

përzierjes ne punët e brendshme te një vendi, ndërsa kur flasim për atë postvestfalian mendohet ne tejkalimin këtyre normave, dhe përgjegjësin qe ka shteti ndaj qytetareve te vet dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare ne respektimin e drejtave te njeriut apo konventave ndërkombëtare.

Kongresi i Vjenës (1815) dhe Koncerti i Evropës. Pas Paqes së Vestfalisë ose thëne me mirë Traktatit të Vestfalise, Evropa nuk ishte edhe aq paqësore sa do të duhej të ishte pas këtij kompromisi mes fuqive te mëdha politike te asaj kohe. Disa shtete ishin fuqizuar ushtarakisht duke rrezikuar ekzistencën e vendeve tjera qe ndiheshin te kanosur nga një sulm potencial ushtarak apo okupim eventual. Franca gjate shekullit XVII nen kardinalin Rishelje por edhe me vone ne krye me Napoleonin kishin ndërmarrë disa fushata qe te vejnë një rend te ri politik ne Evrope dhe te pushtojnë vende tjera, kjo rrjedhimisht qoj ne luftëra te përgjakshme. Si Britania e Madhe ashtu edhe Austria nen Kancelarin Meternik apo edhe Gjermania ishin te interesuara qe apetitet politike te cilit do shtet te i ndalonin me çdo kusht. Si epilog i këtyre nismave u thirre Kongresi i Vjenës ne vitin 1815, me qellim te arritjes se një kompromisi mes fuqive te mëdha te asaj kohe. Qëllimi kryesor i këtij Kongresi ishte baraspeshimi i forcës, ne mënyre që te shmangiet ndonjë hegjemoni dhe qe revolucionet apo kryengritjet e mundshme të shuhen, në rast nevojë edhe nga ushtritë e vendeve tjera. Për diplomacinë Kongresi ishte i rëndësishëm sepse normalizoi dhe rregulloi një sistem diplomacie si aspekt tejet i rëndësishëm i raporteve midis shteteve. Fuqitë e mëdha instaluan ambasadat ne vendet e tjera dhe shkëmbyen ambasadoret mes vete, kurse me shtetet me te vogla zhvilluan marrëdhëniet ne nivel pak me te ulet, përmes konsujve apo legatave. Diplomacia ne këtë kohe ishte e udhëhequr nga aristokracia dhe shtresat e larta shoqërore, kurse metodat e veprimit diplomatik ishin fshehtësia, spiunimi, shantazhet dhe intrigat. Botëkuptimi politik por edhe diplomatik nisej prej postulatit të formuluar nga gjenerali prusian i shekullit te XVIII-te Karl von Klausevitz sipas të cilit “lufta është vazhdimësi e politikës me mjete të tjera”.

10

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Sidoqoftë, profesioni i diplomatit ishte etabluar dhe diplomacia tanimë ishte pjesë përbërëse e politikes se çdo shteti. Risia kryesore e dal nga Kongresi i Vjenës ishte se përfaqësuesit e shteteve duhet të takoheshin rregullisht për të diskutuar çështje te ndryshme, jo vetëm ato diplomatike. Kështu, bie fjala nga vitit 1815 deri 1907 kishte një serë takimesh nivelesh te larta apo konferenca paqësore midis shteteve te fuqishme evropiane te asaj kohe, si p.sh ajo e vitit 1878 Kongresi i Berlinit, që për fatin e Ballkanit dhe sidomos shqiptarëve ishte përcaktues apo ajo e Hagës nga 1907 ku u themelua organi i arbitrit ndërkombëtar për çështjen e zgjidhjeve te kontesteve mes shteteve dhe u hartua dokumenti i njohur si Konventa për Zgjidhjen paqësore te kontesteve Ndërkombëtare. Zhvillime të cilat i jepen politikes se jashtme, e veçanërisht diplomacisë një dimension te ri, duke krijuar një mekanizëm i cili i parapriu formimit te organizatave ndërkombëtare.

Lidhja e Kombeve dhe Traktati i Versajës (1919) Duke qene te indinjuar dhe te tmerruar nga lëshimet e bëra për te evituar Luftën e Pare Botërore, shume diplomat dhe specialiste te politikes se jashtme, zhvilluan një diplomaci paksa me te hapur dhe me transparente se qe ishte ne te kaluarën. Ne këtë kohe u botuan edhe disa nga librat dhe doracaket e njohur për praktikën diplomatike, për stilin e diplomacisë dhe për rregullat e sjelljes diplomatike, te cilat edhe sot e kësaj dite përdoren dhe janë te vlefshme akoma. Me themelimin e Lidhjes se Kombeve respektivisht Lidhjes se Popujve me 10 Janar te vitit 1920 ne Gjeneve te Zvicrës, u hapen mundësitë qe diplomatet e tere botes te kenë një pikëtakim, një forum ku mund te diskutojnë, te negociojnë dhe te gjejnë zgjidhje për probleme dhe çështje te ndryshme botërore. Lidhje e Kombeve e ia parashtroj vetes detyrën qe te jete ne funksion te sigurisë kolektive dhe te paqes ne bote, prandaj ishte edhe një lloj organizate universale paqësore. Ku ne paragrafin e 11 te Kartës se vet definohet qe çdo sulm ne ndonjë anëtare te Lidhjes do te merret si sulm ne vet organizatën, prandaj edhe parashihej edhe mbrojta kolektive anëtareve te vet. Ne te vërtetë Lidhja e Kombeve ka marre pjese ne disa misione paqësore për zgjidhjen e konflikteve apo kontesteve te ndryshme mes shteteve. Një nder iniciatorët edhe përkrahësit me te flaket te themelimit te Lidhjes se Kombeve ka qene 11

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Presidenti amerikan Woodrow Willson i cili për angazhimin e vet paqësor e fitoi edhe çmimin Nobel për paqe me 1920.

Figura: Logoja e Lidhjes se Kombeve. Ne këtë kohe u miratua edhe Traktati i Versajës qe i dha fund Lufte se pare botërore, e cila humbësit e Luftës i kishte “dënuar” me reparacione te dëmeve te luftës dhe me obligime tjera materiale apo territoriale, gjë te cilat me gjase quan edhe te thellimi i urrejtjeve dhe ngritja e nazizmit dhe fashizmit me vone. Gjithashtu kriza e madhe ekonomike e viteve njëzeta dhe tridhjeta te sekullit XIX-te, sikurse edhe politika gjithnjë me nacionaliste e Gjermanisë, Italisë si edhe politika izolicionaliste e Sh.B.A-ve e minuan te gjitha përpjekjet e Lidhjes qe te etablohet si një organizate fuqiplote dhe efektive ne ruajtjen e paqes ne bote. Terhjekja e disa shteteve anëtare nga kjo organizate si p.sh: Gjermanisë, Japonisë, Italisë, Austrisë etj. si edhe fillimi i luftës se dyte botërore i japin fund definitivisht organizatës se pare botërore siç ishte Lidhja e Popujve. Mirëpo, vete fakti se kjo organizate krijoj për here te pare konceptin e sigurisë kolektive dhe përgjegjësisë se shteteve ne shmangien e luftës dhe ruajtjen e paqes, flet me shume se çdo gjë tjetër për rendësin qe kishte ne zhvillimet e mëtutjeshme. Kalevi Holsti, një studiues i spikatur ne fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, sqaron rendësin qe kishte ideja e Lidhjes ne respektimin e te drejtës ndërkombëtare dhe përbuzjen e luftës. Katërmbëdhjetë pikat e Wilsonit, te cilat janë ne mënyre te modifikuar te inkorporuar edhe ne Kartën e Lidhjes se Kombeve, paraqesin vërtetët një risi marrëdhënie ndërkombëtare. Sipas se cilëve sistemi ndërkombëtar nuk duhej te varet nga aleancat ushtarake por nga sistemi kolektiv i sigurisë, se e drejta e vetëvendosjes se popujve duhet te jete baza e saj e jo fuqia politike apo e 12

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

baraspesha e forcës. Prandaj kjo ishte një kthese historike ne Marrëdhëniet Ndërkombëtare, pasi sistemi ndërkombëtar ne tre-katër shekujt e fundit nuk kishte pasur ndryshime kaq radikale. Zhvillimet e mëvonshme politike-sociale dhe ekonomike ne bote sjellin edhe ndryshime shtese ne sistemin ndërkombëtar.

Konventa e Montevideos (1933) Shtetet si pikë referuese në Marrëdhëniet Ndërkombëtare janë kodifikuar shume vone formalisht me të drejta te barabarta dhe te kodifikuara ne aktet e te drejtës ndërkombëtare si p.sh konventat e ndryshme ndërkombëtare. Numri i shteteve te reja ne bote rritej ne mënyre te vazhdueshme, gjë qe kërkonte edhe kushtet elementare për lejimin dhe pranimin e tyre me te drejta te barabarta dhe te garantuara edhe nga shtetet tjera. E drejta ndërkombëtare behet një rregullore e sjelljes dhe raporteve mes shteteve tek ne shekullin e XXte. Edhe pse përpjekjet e shumta u ndërmerren nga mendimtarë te ndryshëm edhe ne shekujt e mëhershëm, ato nuk kishin karakter as obligues e as nuk ishin me vlere universale. Një nder konventat me te rëndësishme te ndërmarra ne përkufizimin e vetive dhe kritereve te shtetit është padyshim “Konventa për te Drejtat dhe Detyrat e Shtetit” apo me mire e njohur si

Konventa e

Montevideos e vitit 1933, e cila u mbajt ne kryeqytetin e Uruguait, pra ne Montevideo. Nëse deri atëherë kushtet kryesore për formimin e shteti ishte; territori i përcaktuar, një popull te përhershëm dhe pushteti qendror, kjo konvente e pasuron apo thënë me mire, e shton kushtin qe sugjerohej nga shume shkollar te drejtës ndërkombëtare si një risi dhe element inovativ për te zhvilluar marrëdhënie te jashtme. Komponenti i ri qe njihet si kriteri tradicional ne definimin e shtetit modern dhe ne njohjen ndërkombëtar te saj është e drejta dhe detyrimi, sipas se cilës shteti duhet te posedoj mundësinë e hyrjes ne marrëdhënie me shtetet tjera. Kjo konvente kështu si parakusht për ekzistimin e shtetit, krijoj kriterin e njohjes ndërkombëtare, e cila e fuqizoi parimin e respektimit te sovranitetit dhe tërësisë territoriale mes shteteve. Ky kriter është ende parimi baze i drejtës ndërkombëtare dhe një premise për themelimin e studimeve ne marrëdhënie ndërkombëtare. Prandaj parimet e 13

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Konventat janë bosht ne marrëdhëniet dhe politikën ndërkombëtare, rëndësia e saj edhe për diplomacinë është qenësore.

Kombet e Bashkuara (1945) Ngjarjet turbulente politike e shoqërore ne dekadat e dyte dhe trete te shekullit te kaluar si depresioni ekonomik gjate kësaj kohe qoj te një situate shume te tensionuar. Fillimi dhe zhvillimi i Luftës së Dytë Botërore nënvizoi në mënyrë dramatike idenë e domosdoshmërisë së një sistemi të sigurisë ndërkombëtare. Një moment krucial dhe gurthemel i krijimit të rendit botëror, në të cilën bazohet në masë të madhe edhe marrëdhënia ndërkombëtare edhe politika e jashtme e me këtë edhe diplomacia, është padyshim themelimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila u kurorëzua nga përpjekjet e mëhershme. E themeluar ne San Francisko te SH.B.A-ve me 26. Qershor 1945 nga 51 shtete anëtare. Siguria dhe ruajtja e paqes ne bote ishte qëllimi kryesor i kësaj organizate botërore, e cila edhe u fut ne paragrafin e pare te Kartës se OKB-se. Dhe kjo nuk ishte vetëm qëllimi kryesor por edhe arsyetonte ekzistimin e saj, e cila nuk duhej thjesht te trashëgonte Lidhjen e Kombeve e te përjetonte një fat te njëjte. Kështu qe OKB-ja ne Kartën e vet si një lloj Kushtetute parashihte obligime te qarta për shtetet anëtare, sidomos paragrafi i gjashte dhe ai i shtate parashohin masa vepruese ne rast te rrezikimit te sigurisë ndërkombëtare. Krijimi i Asamblesë se Përgjithshme, ku çdo shtet ka te drejta te barabarta dhe formimi i Këshillit te Sigurimit sikurse edhe te një morri agjensionesh, programesh dhe institucionesh me karakter ndërkombëtar ia kane mundësuar OKB qe te ketë mekanizma veprimi ne fusha dhe regjione te ndryshme. Mirëpo, Lufta e Ftohte ndërmjet shteteve komuniste dhe atyre kapitaliste e bllokoi efektivitetin e përpjekjeve te ndryshme gjate punës se OKB-se. Roli i saj ne politiken dhe marrëdhëniet ndërkombëtare ishte ne nivel margjinash. Kjo ndryshoi pas viteve 1990 kur edhe rra “perdja e hekurt” dhe përfundoi sistemi bipolar. Kombet e Bashkuara sot janë padyshim një forum me peshe te rende për trajtimin e vazhdueshëm te problemeve te ndryshme globale. OKB-ja posedon me një sere organesh, normash dhe mekanizmash te cilat janë mjete te patjetërsueshme te çdo diplomacie. Shume nisma te ndërmarra apo te iniciuara 14

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

nga OKB-ja janë bere rregulla dhe norma ligjore me karakter universal dhe kane ndryshuar qëndrimin dhe qasjen e shteteve ne këto çështje respektove. Kështu, bie fjala, qëndrimi i OKB-se ne lidhje me ndërhyrjet për çështje humanitare ne vatrat e konflikteve, apo roli i trupave paqësore te Kombeve te Bashkuara është diçka vërtetë e pazëvendësueshme në politikën botërore. Gjithashtu anëtarësimi ne këtë organizate mundëson veprimtarinë diplomatike ne nivel global si edhe pjesëmarrjen ne shume struktura tjera botërore. Njohja e kompletuar ndërkombëtare e shtetit shihet po ashtu vetëm atëherë kur kjo behet anëtare me te drejta te plota ne OKB.

Figura: Selia e OKB-se ne New York, ShBA.

15

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

3. Teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Pasojat e katastrofave nga lufta e pare Botërore shtyn shumë mendimtar e shkencëtar te spikatur të merren me Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe raportin e forcave ndërmjet tyre, në mënyre, dhe me qëllim fisnik që të mos përsëriten armiqësitë vrastare mes shteteve. Studimet dhe analizat më të thella politike e diplomatike, bazuar ne pikëpamje shkencore, do të mundësonin që këto marrëdhënie te kuptohen me mire me qellim te shmangies se konflikteve te ardhshme. Kjo ishte edhe zanafilla e formimit por edhe te konsolidimit akademik të kësaj disipline shkencore. Institutet e para të Marrëdhënieve Ndërkombëtare u krijuan pra pas Luftës së pare botërore, fillimisht në SH.B.A dhe Britani pastaj edhe në vendet tjera të botës. Mirëpo, ne aspektin e publikimeve shkencore dhe sidomos sa i përket aspektit teorik, vetëm me librin e Edward H. Carr “Kriza Njëzetvjeçare” (1939) ku ai kritikon periudhën e pasluftës si të paqëndrueshme dhe destabilizuese për shkak te Marrëveshjes së Versajës dhe raporteve mes shteteve evropiane, kjo disipline fillon te studiohet dhe merret seriozisht edhe nga qarqet universitare e akademike. Me botimin e librit të Hans Morgenthaut “Politika ndërmjet Kombeve” (1948) u hap një debat i ashpër teorik brenda kësaj disipline. Mirëpo vlen te përmendet fakti se në Evropën e shekujve XVII dhe XVIII diplomacia dhe profesioni i diplomatit pati një lulëzim te hatashëm, pasi vetëm brenda kësaj periudhe ishin shkruar me shume se 150 libra mbi diplomacinë dhe rolin e diplomateve, një shifër qe për këtë epokë është vërtetë mbresëlënëse. Madje edhe nga koha antike janë te njohura shkrimet ku analizohen raportet mes vendeve apo format e qeverisjes përmes krahasimeve te kushtetutave te ndryshme, siç kishte bere për shembull Aristoteli. Sot, kur Marrëdhëniet Ndërkombëtare janë një disipline shkencore e përhapur dhe e studiuar mjaft mire, ekzistojnë qasje teorike te shumta me te cilat mundohen qe te përcaktohen kornizat e analizës dhe sqarimit te raporteve mes shteteve, organizatave, institucioneve dhe rolit ndërveprues te faktorëve dhe aktoreve te ndryshëm ndërkombëtar. Por shumica e këtyre teorive burojnë nga dy drejtimet kryesore teorike

te marrëdhënieve ndërkombëtare; pra te 16

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

liberalizmit dhe te realizmit. Te kuptuarit dhe te analizuarit e MN kërkon përveç njohurive themelore historike, politike e ekonomike edhe njohje te mire teorike. Teoritë mundësojnë korniza analitike dhe sqarime ngjarjesh e zhvillimesh ne MN. Studiuesit e MN përdorin teori dhe metoda të ndryshme për të gjetur përgjigje të duhur në çështjet esenciale. Teoritë ne MN janë tërësi qëndrimesh dhe hipotezash si dhe përfshijnë koncepte dhe metoda analitike rreth asaj se si sistemi ndërkombëtar ka funksionuar, funksionon dhe duhet të funksionoj. Këto dy shkolla teorike, pra ajo e realizmit dhe liberalizmit, kanë të bëjnë me dy pikëpamjet diametralisht te kundërta për boten dhe njeriun , njërës e cila natyrën e njeriut e sheh me skepticizëm dhe është pesimiste, si dhe tjetrës qe e moralin dhe virtytet e njeriut i percepton më me optimizëm. Përmes këndvështrimit teorik studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bëhet me i kuptueshëm, me analitik, me i provueshëm dhe me argumentues. Teoritë janë shuma e koncepteve dhe tezave nëpërmjet te cilave mundohemi te gjejmë sqarime e shpjegime për dukuri, ngjarje dhe zhvillime te ndryshme ne politiken ndërkombëtare dhe raporteve mes aktoreve e faktorëve te shumte. Duke u bazuar ne teorinë përkatëse synohet qe nga përshkrimi te kalohet ne kuptim dhe sqarim te ndonjë fenomeni, duke i provuar hipotezat për vërtetësi dhe qëndrueshmëri te tyre. Ne përgjithësi njihen dy lloje teorish ne MN; ato normative dhe ato qe mund te i quajmë pozitiviste. Qasja normative konsiston ne pyetjen qe shtrohen se çka dhe si duhet me qene? Si për shembull; A duhet bashkësia ndërkombëtare te intervenojnë ne raste kur ka shkelje drastike te drejtave te njeriut respektivisht ne raste kur ndonjë grup etnik rrezikohet nga gjenocidi? Derisa qasja pozitiviste do te nisej me shume nga ajo se çka dhe si është? Pra nga gjendja faktike kalohet ne analizim dhe sqarim te faktorëve, aktoreve dhe fenomeneve te ndryshëm. Ne fakt një kategorizim i këtillë ne praktike është vështirë te behet, mirëpo zakonisht metodologjia e kërkimeve shkencore i ngërthen ne vete here njërën e here tjetrën qasje, varësisht se me fare metode dhe ne fare mënyrë e aplikojmë atë ne studime hulumtuese. Ne përgjithësi vlen te thuhet se faktet nuk flasin vetvetiu, por ato duhet ditur edhe interpretuar. Prandaj teoritë relevante na mundësojnë zbërthimin e

17

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

këtyre fakteve. Ose me fjalët e psikologut gjerman Kurt Lewin, s’ka gjë më praktike sesa një teori e mirë.

a. Liberalizmi Shkolla e pare teorike ne MN ishte ajo e idealizmit respektivisht liberalizmit, paraprijës i së cilës ishte Immanuel Kanti me veprën e tij “Për paqen e përhershme” (1795). Traditë e cila u kultivua nga shumë intelektual iluminist me qëllim të krijimit të paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet kombeve e shteteve të ndryshme. Në filozofinë politike të këtyre mendimtarëve kishte një fryme intelektuale e vlerave kozmopolite dhe një pacifizëm të njëmendë universal. Pasi pjesa dërmuese e popullatës se asaj kohe ishte e pashkolluar, e me këtë edhe analfabete, idetë e tilla fisnike mbeten kryesisht ne suaza margjinash dhe ligjërimesh filozofike e politike. Diplomacia e oborreve mbretërore dhe mentaliteti i rivalitetit luftarak ishte me i zëshëm dhe kishte me shume ndikim ne jetën politike e shoqërore sesa idetë e hapjes dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve e kombeve. Aleancat apo kooperimi ndërmjet tyre ishte me shume për shkak te aleancave ne raste te luftërave dhe ndarjes se sferave te interesit te ngushte, sesa një bashkëpunim i bazuar ne barazi dhe interesa te përbashkëta shoqëroro-ekonomike. U deshën edhe shume dekada e shekuj qe idetë e këtilla te derivojne ne një teori moderne politike.

Ne thelb liberalizmi niset nga

premisa se natyra e njeriut është e mire dhe bashkëpunuese, për shkak te kodeve etike dhe morale. Për shembull disa shkencëtar politik pohojnë se praktikat e pranueshme dhe “normale” ne te kaluarën si dyluftimet ne duele apo skllavëria janë sot te papranueshme dhe si te tilla ato janë çrrënjosur, një gjë e cila do te ndodhe edhe me luftërat dhe përdorimin e dhunës qe shihen gjithnjë si me te pamoralshme dhe te papranueshme. Për këto arsye prandaj jo rrallëherë kjo qasje teorike njihet edhe si idealizëm, qe nga realistet përshkruhet me ironi edhe si një naivitet jo largpamës. Ne te vërtetë nga vrazhdësia e Luftës se Pare botërore, shume intelektual e shkencëtar ne Evrope ishin te mendimit se përmes teorisë se liberalizmit do te sqaronin se shtetet do te krijonin miqësi dhe me këtë do te arrihej paqja universale.

18

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Idealizmi si teori politike doli pas Luftës se Pare Botërore, sidomos me 14 pikat e presidentit amerikan Woodrow Wilson dhe me vone me krijimin Lidhjes se Kombeve. Ne kundërshtim me Realizmin qe e sistemin ndërkombëtar e vlerëson si anarkik, liberalizmi pohon se ekziston një interferencë më e madhe e aktorëve dhe faktorëve ne politiken ndërkombëtare sesa qe pohojnë realistet. Për dallim nga realizmi, liberalizmi i sheh popujt dhe shoqëritë si aktorë që veprojnë edhe përtej kornizave shtetërore, tregun global qe funksionon përtej kufijve, si dhe faktorët tjerë në arenën ndërkombëtare përveç shteteve siç janë për shembull Organizatat Ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve s´janë, figurativisht thënë, topa biliardi që përplasen mes vete pa ndonjë arsye dhe shkak të qëllimshëm. Përkundrazi ekziston një rrjet i ndërlidhur i raporteve ekonomike, politike dhe shoqërore ndërmjet aktoreve te ndryshëm ndërkombëtar. Pikëpamja liberaliste ne marrëdhënie ndërkombëtare shfaqet sot ne forma dhe qasje te ndryshme, siç është teoria e paqes demokratike, sipas se cilës demokracia shpie ne një paqe mbarëbotërore sepse vendet demokratike zakonisht nuk luftojnë ndërmjet veti. Te gjitha këto ndikojnë dukshme ne mënyrën se si ne e analizojmë, studiojmë dhe kuptojmë politiken botërore. Autor te njohur jane Francis Fukuyama, Robert Keohana dhe Michael Doyle etj. b. Realizmi Zhvillimet ne deceniet e para te shekullit te kaluar, e veçanërisht pas Luftës së Dyte Botërore sollën edhe shkollën tjetër teorike qe e kundërshtonte fuqimisht liberalizmin, apo idealizmin siç quhej kjo nga kundërshtar . Kjo ishte teoria realiste e marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila parimisht bazohej ne tezat e Tomas Hobbsit dhe Rusose, Makijavelit etj. Kjo eshte nje qasje teorike e cila synon te sqaroj se si funksionin rendi botëror. Realizmi niset prej principit se bota dhe marrëdhëniet ndërkombëtare përcaktohen dhe rregullohen duke u bazuar ne fuqinë reale dhe pushtetin e shtetit, si aktor veçues ne politiken ndërkombëtare. Apo siç shkruante Tukididi në veprën “ Lufta e Peloponezit” para më shumë se 2000 vjetëve : “...të fortit bëjnë çka munden, kurse të dobëtit

19

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

(pra shtetet-vërejtje e B.B) vuajnë sa munden.”2 Tukididi merret edhe si frymëzuesi dhe realisti i parë, përkundër faktit se një teori e tillë politike i takon kohës moderne, që u përfaqësua nga studiuesit si H. Morgenthau, Georg Kennan, Kenneth Waltz etj. Marrëdhëniet mes shteteve realizohen në mungese të ndonjë pushteti qendror apo qeverie botërore. Kjo d.m.th se sistemi ndërkombëtar është anarkik, ku mungon një hierarki, pra një rregull e caktuar dhe kontroll efektiv të raporteve mes shteteve. Prandaj për realistet, M N nënkupton raportin e forcës ndërmjet shteteve.3 Pikënisja e realizmit është se shtetet janë aktore te pavarur ne arenën ndërkombëtare, te cilat synojnë realizimin e interesave kombëtare (jo rralle edhe me çdo kusht!). Realizmi dominoj për një kohë të gjatë në studimin e MN, sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, ku shpjegoheshin shkaqet e luftës dhe konflikteve, pastaj diskrepanca bipolare mes bllokut perëndimor dhe lindor. Kjo qasje konsistonte mjaft shumë me kontekstin e asaj kohe, ku aleancat ishin më shumë ushtarake dhe interesi i ngushtë nacional ishte determinues i politikës së jashtëm të çdo shteti. Ne krahasim nga qasjet “klasike” te realizmit, të trajtuara si te Hans Morgenthau, Reinholhd Niebuhr, te cilët burimin e realizmit e shihnin tek natyra egoiste e njeriut, mendimtarët e rinj besonin se historikisht fuqitë e mëdha mundohen te dominojnë ne sistemin ndërkombëtar prandaj shtetet janë ne një gare ta vazhdueshme për pushtet. Fundviteve 70-ta Kenneth Waltz reagon për këtë me librin e tij te shquar me pikëpamje Neorealiste se: a)sistemi ndërkombëtar është anarkik sepse mungon një autoritet qendror qe venë kontroll dhe rregulla te pranueshme për te gjithë. b) Shtetet ne këtë sistem janë te interesuara vetëm ne ekzistencën dhe interesat e tyre. Marrëdhëniet mes shteteve realizohen pra ne mungese te ndonjë pushteti qendror apo qeverie botërore. Kjo d.m.th se sistemi ndërkombëtar është anarkik, ku mungon një hierarki, pra një rregull e caktuar dhe kontroll efektiv te raporteve mes shteteve. Prandaj për realistet, M.N nënkupton raportin e forcës ndërmjet shteteve, qofte ne sensin ushtarak, ekonomik, politik e diplomatik. Për një kohe te gjate, e madje edhe sot ne M. N dominon qasja 2

Cituar sipas Scot Burchill et al.,: Theories of international relations, Third Edition. Palgrave Macmillian 2005, fq. 46 3 Shihe. Jack Donnelly:Realism, ne; S.Burchill op.cit.,

20

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

realiste, ku veprimi diplomatik dhe politika e saj e jashtme varet nga fuqia e atij shteti dhe aftësia që interesat e veta t’ i imponoj ne mënyre te ndryshme. Fuqia është koncepti dhe nocioni kyç në pikëpamjet realiste te MN-së. Te dyja këto teorie fundviteve 1970 dhe viteve 1980 pësuan një freskim konceptesh dhe metodologjik duke quar ne qasje te reja teorike si ne Neorealizëm,

Neoliberalizëm

dhe

një

varg

qasjesh

tjera

teorike

si

Konstrukivizmi, Shkolla Angleze e MN dhe ato Neomarksiste (Immanuel Wallerstein me “Sistemin botëror” apo Depedencia- ose teoria e Varshmërisë etj.) Keshtu neorealistet si K. Waltz, John Mearsheimer etj. pohojne se konfliktetet dhe luftërat mund ndoshta edhe te transformohen ne forma me paqesore e kooperuese por ato kurre s´do te zhduken ne sistemin nderkombetar ku dominojne komb-shtetet. Eshte interesant per te cekur se edhe ne traditen islame politika nderkombetare eshte konceptuar ne gjendjen Dar al Islam (shtëpia Islame) kur zotëronte paqja, Dar al Harb (shtëpia e luftes) si lufte ndermjet besimtareve dhe atyre te pa fe, me mundesine e nje paqeje te përkohshme Dar al Suhl me vendet jo-islamike.4

c. Konstruktivizmi Një nder qasjet teorike nga marrëdhëniet ndërkombëtare e cila korrespondon me studimet mbi Diplomacinë Publike është qasja konstruktviste, sipas se cilës identitetet, normat shoqërore dhe kultura janë te një rëndësie te veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën botërore. Përfaqësuesi më i njohur i kësaj qasje Alexandar Wendt, shpjegon se interesat e një shteti dhe identiteti nuk janë te përcaktuar definitivisht, por derivate dhe rezultate te një procesi dinamik te marrëdhënieve brenda institucioneve,të bashkëpunimit kulturor dhe te vlerave shoqërore edhe ne sferën globale. Prandaj këto procese e determinojnë me shume se strukturat mënyrën se si shtetet operojnë dhe sillen në arenën ndërkombëtare. Mënyra me e përshtatshme e trajtimit teorik te Diplomacisë Publike është konstruktivizmi, pasi nuk bazohet ekskluzivisht ne fuqinë ushtarake apo 4

Shihe. Stephen D. Krasner: “Abiding Sovereignity”, nw, International Political Science Review, Vol. 22, No. 3, 2001

21

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

ekonomike e shtetit. Si një kundërvënie konceptuale e realizmit dhe liberalizmit, kjo është një qasje relativisht e re teorike ne Marrëdhënie Ndërkombëtare, e cila ne krahasim prej liberalizmit dhe realizmit qe vejnë theksin me shume te çështjet materiale apo te fuqia gjegjësisht tregu i lire, konstruktivizmi thekson rolin e identitetit, normave dhe vlerave si elemente përcaktuese ne politiken e jashtme dhe M. N.

Niveli i analizës tek

Konstruktivizmi është me shume individi dhe lidershipi sesa vet shteti apo interesat nacionale te tyre. Duke e sqaruar formimin e interesave ne përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare. Çështjen e anarkisë në politikën botërore, konstruktivistët i përgjigjen se anarkia është ajo çka shtetet bëjnë prej saj.5 Konstruktivisti Alexander Wendt pohon se identiteti është baza e interesave kombëtare. Duke veçuar dy forma te identitetit shtetëror; njërën qe mund te quajmë institucionale dhe tjetrën sociale, sipas se cilit kjo e fundit i referohet marrëdhënieve shoqërorë, kulturës politike, prirjeve ideologjike dhe faktorëve tjerë qe e përbejnë shtetin. Këto dy forma te identitetit shtetëror hyjnë ne një konflikt atëherë kur bartësit institucional nuk përfillin dhe nuk i përmbushin nevojat e qytetareve apo edhe ku kërkesat e këtyre nuk përkojnë me interesat politik, ekonomike e sociale te pjesës dërmuese te shoqërisë. Kjo teori fokusohet ne një spektër te gjere faktorësh, me theks te veçantë ne sjelljen e shteteve si pasoje e elitave politike, normave shoqërore, kulturës, formësimit të identiteteve dhe interesave kombëtare. Këta faktor lindin ne një mase nga diskursi gjuhësor dhe botëkuptimet e udhëheqësve shtetëror. Ne këtë kontekst shpeshherë studiohen edhe ardhmëria e sistemit ndërkombëtar dhe e politikës së jashtme të një shteti nga aspekti i ndikimit të faktorëve shoqëror e kulturor. Një studim i këtillë është, bie fjala, edhe libri i edituar nga Peter Katzenstein “Kultura e Sigurisë Kombëtare”.

5

Për më shumë rreth kësaj shihe edhe artikullin e tij kryesor; Alexander Wendt: “Anarchy is What States Make of It”, në; International Organisation, 46/2, 1992 apo edhe Maja Zehfuss: “Constructivism and Identity: A Dangerous Liaison”, në: European Journal of International Relations, Vol. 7(3); 2001

22

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

4. Evoluimi i Konceptit të Sovranitetit në MN. Sovraniteti si teme boshte ne MN ka qene debat i shume punimeve dhe studimeve shkencore qe nga koha e filozofit francez Jean Bodin (1529-1596) i cili e shtjelloj këtë çështje, duke e kuptuar atë si diçka absolute ku monarku kishte pushtet të pakufizuar dhe të pacenuar nga askush, as nga vetë populli. Që nga ajo kohe ky koncept është evituar dukshëm si në teori ashtu edhe ne praktiken e drejtës ndërkombëtare. Parakusht i sigurisë së qytetarëve dhe përfaqësimit të interesave të tyre kanë që një shtet të jetë shtet sovran, por edhe funksional. Veçanërisht në bashkëpunimet ekonomike, kulturore por edhe politike e që janë të përmasave tej- kufitare, kërkesa për një qeveri të efektshme perceptohet gjithnjë e më e rëndësishme. Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rendi botëror bazohen në parimin e sovranitetit. Sovraniteti i një shteti është i varur nga njohjet prej shteteve tjera sovrane e te pavarura, kriteri i cili u miratua nga Konventa e Montevideos. Autorja amerikane Janice Thomson definon Sovranitetin ne këtë mënyrë; "(...) si pranim nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm që shteti ka autoritet ekskluziv për të ndërhyrë edhe me force në veprimtaritë dhe çështjet brenda territorit të saj.”6 Por sovraniteti është një koncept dinamik, i cili për ka evoluar me kalimin e kohës dhe rrethanave politike shoqërore duke ndryshuar kështu vazhdimisht kuptimin e vet. Në këtë kontekst Roland Paris përshkruan këtë transformim ne këtë mënyrë, ku vala e pare ishte me revolucionet amerikane dhe franceze ku liria dhe barazia e qytetareve ishin postulatet kryesore duke kaluar deri tek periudha pas Luftës së Parë Botërore kur hyri parimi i vetëvendosjes që i mundësoi disa shteteve në Evropë mundësin e shtet-formimit e deri pas Luftës se dyte Botërore kur ky parim u universalizua edhe ne kuadër te proceseve te dekolonizimit. Si dhe periudha pas Luftës se Ftohte ku parimi i zgjedhjeve te lira e demokratike dhe demokracia liberale janë bere norma dhe standarde te

6

Janice E. Thomson: State Sovereignty in International Relations. Bridging the Gap between Theory and Empirical Research. in: International Studies Quarterly, Vol. 39 No. 2 , 1995 fq. 219

23

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

legjitimimit ndërkombëtar.7 Sovraniteti i shtetit, siç ishte i njohur qe nga “Paqja e Vestfalise” ka pësuar ndryshime ndryshime rrënjësore,sidomos gjate dekadës së fundit. Ajo tani është ri-përkufizuar ne formën siç e përshkruan me se miri ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan se sovraniteti e me këtë edhe shteti duhet të jetë për të shërbyer popullit të saj, dhe jo anasjelltas. Ata që shpresuan se pas rënies së Komunizmit erdhi fundi i ideologjive dhe dogmave, ishin të zhgënjyer hiç me pak se brenda një dekade. Sikurse në kohën e bipolaritetit kur dominonte politika e ideologjive, edhe sot bota është e ndikuar ne mase te madhe nga ato vende e grupe që pretendojnë të jenë në posedim të së vërtetës absolute. Polarizimi, qofte politik, etnik, fetar apo në vija tjera ndarëse është akoma një fuqi që dominon në disa pjesë të botës. Koncepti i sigurisë që bazohet prej rrezikimit nga armiku, një strategji e vjetër gati sa vet njerëzimi, është një mjet që vazhdon te jete ne shërbim te pushtetit. Lufta kundër terrorizmit, ishte një teme bosht e politikës së jashtme dhe e sigurisë të Sh.B.A-ve, qe nga sulmet e 11. Shtatorit te vitit 2001, e cila, përveç tjerash, qoi edhe tek intervenimet ushtarake ne Afganistan dhe Irak. Diplomacia si mënyrë e komunikimit mes shteteve dhe si mjet i negocimit nuk erdhe ne shprehje sa duhet gjate kësaj kohe. Gjë e cila ne retrospektive shihet si një mangësi e konceptit politik e diplomatik, apo thënë edhe me qarte te një strategjie te përgjithshme dalëse qe njihet ne qarqe ekspertesh me mire si Exit Strategy.

7

Shihe. Roland Paris: Peacekeeping and the Constraints of Global Culture. in: European Journal of International Relations, Vol. 9 Nr.3, 2003 fq 444-445.

24

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

5. Politika e Jashtme dhe Diplomacia Shtetet janë pikë referuese dhe aktor kryesor në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Por nuk janë edhe lojtar të vetëm në arenën ndërkombëtare. Kështu bie fjale sot numri i shtete anëtare te OKB-se është trefishuar që nga kohe e themelimit ne vitin 1945, kur ishin 51 shtete ndërsa sot kemi 193 shtete anëtare te OKB-se. Aktorët tjerë përveç shteteve, janë Organizatat Ndërkombëtare me karakter universal (si p.sh OKB-ja), ato regjionale (si p.sh NATO-ja apo OSBE-ja) por edhe OJQ-te internacionale (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International) dhe Kompanitë Shumëkombëshe dhe grupet tjera (p.sh grupet terroriste) janë mjaftë aktivë dhe të rëndësishme në këtë fushë veprimi. Gjithashtu edhe Konferencat ndërkombëtare për çështje te caktuara apo organizatat joformale si G20 janë gjithnjë e me të rëndësishme, si ne vendime ashtu edhe ne zbatime të politikave të ndryshme. Ky kontekst i ri kërkon qe edhe studimi i diplomacisë apo MN te zgjerohet ne analizimin e aktoreve dhe faktorëve te ndryshëm, te cilat janë ne ndërveprim dhe ne ndërthurje si kurrë me pare ne histori. Politika e Jashtme ka pësuar ne këtë mënyrë një ndryshim përmbajtjesor duke u zgjeruar ne fusha dhe aspekte te shumta.

Çka është Politika e Jashtme?

Politika e Jashtme mbron dhe promovon interesat nacionale, sigurinë kombëtare, favoret ekonomike dhe kulturore si dhe qëllimet ideologjike e politike te një shteti. Ajo është përmbledhje e veprimeve politike që rregullojnë marrëdhëniet dhe ndërveprimet e një shteti me shtetet apo organizatat e tjera në botë. Politikat e jashtme janë, sipas Joshua Goldstein, strategjitë qe përdorin shtetet, respektivisht qeveritë për te adresuar çështje të ndryshme në veprimet e tyre në sferën ndërkombëtare. Politika e jashtme është e dizajnuar me qellim që të ndihmoj qeveritë për ti mbrojtur interesat e tyre nacionale, sigurinë e vendit, pikëpamjet ideologjike, qëndrimet politike dhe prosperitetin ekonomik. Sovraniteti i jashtëm, pra aftësia dhe mundësia që të veprojnë në skenën 25

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

ndërkombëtare iu sigurinë këtë të drejtë, e cila është e drejte ndërkombëtare çdo shteti te pranuar ndërkombëtarisht, pa marrë parasysh numrin e popullatës apo madhësinë gjeografike të shtetit. Komunikimi strategjik dhe marrëdhënia me publikun janë komponentë shume të rëndësishme të afirmimit dhe me këtë të adresimit te politikave te jashtme ne qarqe zyrtare dhe ne opinionin publik ndërkombëtar. Ministria e punëve jashtme koordinon punët ne sferën e politikes se jashtme te një shteti duke hartuar strategjitë dhe planet afatgjata që duhen realizuar, kurse diplomacia në këtë kontekst është një mjet optimal për realizimin e këtyre objektivave. Ministria e pare e punëve te jashtme u formua nga kardinali Rishelje ne vitin 1626 si pjese përbërëse e Francës, kurse Anglia e themeloi Ministrinë e Jashtme me 1782. Nëse diplomacia mund te merret si institucion, ministritë e jashtme janë me shume organizata te formësimit te politikave te jashtme. Diplomacia është pjese dhe mjet e politikes se jashtme te një shteti sovran. Në mënyrë që një diplomaci të funksionoj sa me efektshëm dhe të jap rezultate të duhura kërkohet qe ata të cilët hartojnë politikën e jashtme të jene sa me kompetent, të përgatitur mirë dhe njohës shume të mirë të fushave të ndryshme të cilat korrespondojnë me politikën e jashtme dhe diplomacinë, sikurse edhe stafi i saj diplomatik të jenë profesionist cilësor. Kështu p.sh George Kennan, si një diplomat dhe shkollar i shquar amerikan, ishte para më shumë se gjysmë shekulli në mbrojtje të diplomacisë funksionale e udhëhequr në mënyrë profesionale nga specialistë dhe ekspertë të fushave përkatëse me qëllim të shmangies së “diplomacisë nga një diletantizëm”, sepse përndryshe nëse përfshin shumë njerëz pa përvojë dhe pa kompetenca të nevojshme do të krijojë paqëndrueshmëri dhe jo efikasitet në realizimin e politikave të jashtme. Themelimi i Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe diplomacisë kosovare nga njerëz me pak apo aspak përvojë dhe bagazh profesional në politikën e jashtme e mbështet më së miri ketë konstatim të tij. Disa nga arsyet për një nivel jo edhe aq të duhur të diplomacisë kosovare, janë; mungesa e traditës ne diplomaci, potenciali i kufizuar i Kosovës ne arenën ndërkombëtare dhe se fundi politizimi partiak i përbërjes jo vetëm i MPJ-së por edhe i trupit diplomatik.

26

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Sidoqoftë, objektiva e diplomacisë është realizimi dhe mbrojtja e interesave kombëtare, të cilat në kohën e sotme globale realizohen në nivele dhe sfera te ndryshme vendimmarrëse. Prandaj diplomacia bashkëkohore operon jo vetëm ne rrafshin zyrtar e institucional përmes formave tradicionale politike e diplomatike por gjithnjë më shumë edhe në veprimtari dhe forma tjera alternative.

Roli dhe funksioni i Diplomacisë. Diplomacia në kuptimin e gjerë përkufizohet, sipas Ernest Satow-it, si arritje e marrëdhënieve

ndërshtetërore

e

ndërkombëtare

përmes

negociatave.

Natyrisht kjo është vetëm një mundësi e kuptimit, pasi që diplomacia përfshin më shumë sesa negocimin. Veprat e para nga kjo fushw jane te shkruara shekuj me pare, gjegjësisht ne vitin 1436 botohet libri i francezit Bernard du Rosier me titull “Trajtime tw shkurtera mbi Ambasadoret” ndersa mw 1620 diplomati spanjoll De Vera shkroi librin me ndikim “Ambasadori”.8 Si kthesë paradigmatike dhe datë e lindjes së Diplomacisë moderne merret marrëveshja gjegjësisht Paqja e Vestfalisë e vitit 1648, që vuri themelet edhe të parimeve bazë të shtetit, si principi i sovraniteti dhe integritetit territorial, qe nënkupton mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe pacenueshmërinë te një vendi nga shtetet tjera. Prandaj kjo traditë në MN dhe në te drejtën ndërkombëtare njihet zakonisht me nocionin parimi vestfalian. Me lindjen e komb-shteteve

moderne

u

krijuan

edhe

mekanizmat

institucional

e

administrativ edhe ne rrafshin e marrëdhënieve me vendet tjera. Në këtë kontekst, shtetet e fuqishme evropiane formuan për ketë qellim ministritë për pune te jashtme, ku diplomacia ishte pjese e pandashme e tyre. Diplomacia si një prej monopoleve të fundit qe i ka mbete ende qeverisë, ka filluar te jete gjithnjë e me shume domen i veprimit edhe nga organizatat nder-qeveritare regjionale, nga OJQ-të, nga grupet e ndryshme interesi (si p.sh. kompanitë shumëkombëshe, lobit etj) si dhe nga individët me influence. Diplomacia përfshin formimin, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira me vendet e tjera. Diplomacia ka të bëjë pra me angazhimin e qeverise se një shteti me qellim të kontaktit dhe të dialogut me shtetet e tjera. 8

Shihe. Jӧnsson\Hall: Essence of Diplomacy, Palgrave 2005 fq.7ff.

27

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Diplomacia është një veprimtari e veçantë në fushën e politikës së jashtme, me qellim te përfaqësimit te shtetit, te mbrojtjes se interesave, informimit, negocimit si dhe thellimit te marrëdhënieve e bashkëpunimit miqësore. Këto veprimtari kryhen përmes te ngarkuarve me pune, e qe janë pjese përbërëse e trupit diplomatik, si ambasadori, sekretaret e ambasadave, atashe dhe përfaqësuesve tjerë diplomatik- me një fjale diplomatëve. Diplomacia si art i negocimit dhe komunikimit është e njohur qysh nga Antika greke. Perandoria Romake i përvetësoj format e veprimeve diplomatike duke dërguar konsuj neper vendet tjera, gjithashtu edhe Perandoria Osmane kishte diplomacinë mjaft aktive e të avancuar. Ndërsa në Mesjetë shtet-qytetet e Italisë e zhvilluan këtë fushë ne formën ne te cilën e njohim ne sot. Shndërrimi i diplomacisë në profesion qoj në: rekrutimin e kontrolluar te stafit, ekspertizën dhe trajnimin e duhur , rangimin e caktuar,pagesën e rregullt. Profesionalizmi në diplomaci çon edhe në krijimin e trupit diplomatik. E njohur edhe si corps diplomatique, si p.sh. targat e veturave me CD. Trupi diplomatik është bashkësia e diplomatëve që përfaqësojnë shtete të ndryshme në të njëjtën kryeqytet dhe i cili funksionon mbi bazën e rregullave të caktuara. Zëdhënësi apo Dekani i trupit diplomatik është zakonisht doajeni i asaj bashkësie pra ambasadori më i vjetër dhe me më shumë përvojë ne atë vend. Mobiliteti i stafit diplomatik, arsyeja t´i shmangen lokalizmit ose tendencës qe te mos influencohen se tepërmi nga vendi ku shërbejnë. Protokolli është një udhërrëfyes i rëndësishëm ne diplomaci, e cila është tërësia e rregullave formale dhe e procedurave të diplomacisë. Me krijimin e shteteve moderne dhe sidomos me krijimin e ministrive për pune te jashtme, diplomacia është pjese e pandashme e çdo shteti dhe politikes se saj. Për te i mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe interesat e tyre, shtetet përdorin këto mundësi: Forcën ushtarake, qoftë përmes kërcënimit me sulm apo intervenimit të armatosur, ne rast te rrezikimit te sigurisë kombëtare apo asaj ndërkombëtare. Apo edhe për t’ i mbrojtur interesat vitale e gjeopolitike te vendit apo aleatëve te ngushtë. Potencialin ekonomik, qoftë përmes ndihmave humanitare, donacioneve për zhvillim, investimeve të drejtpërdrejta ne biznes apo fusha tjera, apo dhënieve të kredive si joshje dhe përafrim me politiken e këtij shteti ose aleancës se 28

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

këtyre shteteve. Ose ne anën tjetër në formë presionesh ekonomike e financiare si embargo tregtare, ekonomike, ngrirje te mjeteve bankare dhe sanksionesh te ndryshme si një lloj trysnie apo dënimi të tërthortë. Dhe se fundi mënyrën e veprimit diplomatik –si forma më e shpeshte dhe e zakonshme e politikbërjes se jashtme e cila zhvillohet si në formën klasike dhe konvencionale pra ndërmjet kanaleve qeveritare dhe atyre formale ne forume te ndryshme zyrtare, si dhe përmes diplomacisë publike qe përfshin një sere komponentësh prej informimit, influencimit kulturor e deri te shkëmbimet e ndryshme kërkimore- shkencore etj. Diplomacia përben instrumentin si dhe komponentin me te rëndësishme ne politiken e jashtme te një shteti. Për të projektuar fuqinë e tij shteti përmes diplomacisë komunikon, negocion dhe bashkëpunon me shtetet dhe aktoret e tjerë relevant. Geoff R. Berridge, një njohës i spikatur anglez i teorisë dhe praktikes diplomatike, pohon se diplomacia është një aktivitet politik dhe komponent i rëndësishëm i fuqisë, objektiv i se cilit është t’ua bëjë të mundshme shteteve t´i realizojnë qëllimet e veta pa përdorimin e forcës ushtarake apo trysnisë se ngjashme. 9 Kodifikimi i rregullave dhe unifikimi i sjelljeve diplomatike është bere përmes ligjit te diplomacisë qe mbrohet nga e drejta ndërkombëtare dhe njihet si Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Me kete Konvente rregullohen nje sere detyrimesh, pergjegjesish por edhe privilegje. Arsyet per krijimin e saj ishin te shumta, si legale ashtu edhe politike. Si bie fjala çështja e imunitetit apo të lëvizjes se lire te stafit diplomatik ne vendin nikoqir. Në nenin 3 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike (KVMD) janë precizuar pesë funksione themelore të misionit diplomatik: a) Të përfaqësojë shtetin që e ka dërguar në shtetin që e ka pranuar b) Të mbrojë interesat e shtetit që e ka dërguar në shtetin që e ka pranuar si dhe shtetasit e vet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare c) Të negociojë me qeverinë e shtetit që e ka pranuar 9

Shihe. Geoff R. Berridge: Diplomacy. Theory and Practice, Palgrave, 2002

29

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

d) Të përcaktoj me të gjitha mjetet ligjore kushtet dhe zhvillimin si dhe ti raportojë shtetit që e ka dërguar e) Të promovojë marrëdhënie miqësore midis shtetit që e ka dërguar dhe shtetit që e ka pranuar dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore e shkencore. Detyrat kryesore të diplomatëve, te përcaktuara në të shumtën e rasteve edhe me rregullore pune dhe ligje përkatëse janë këto:  Përfaqësimi diplomatik- si prezantimi ne publik dhe ne mediat e vendit, promovimi i politikes se shtetit amë.  Misionet diplomatike ose ambasadat kanë rendësi për prestigjin e vendit.  Kultivimi i miqësisë qoftë në sferën politike apo komerciale-ekonomike.  Negocimi, bërja qartë e synimeve, mbledhja e informatave dhe lobimi. Ndikim i ambasadorëve, diplomatëve dhe stafit diplomatik në Diplomacinë Publike dhe në Diplomacinë Kulturore. Format kryesore te diplomacisë janë te ndara në diplomaci dypalëshe (bilaterale), në diplomaci shumëpalëshe (multilaterale) dhe në diplomacia joformale, jo konvencionale, telekomunikuese, e kohës së internetit apo thjeshte me një term në diplomaci publike. Diplomacia bilaterale nënkupton komunikimin mes dy palëve- dy shteteve përmes përfaqësuesve zyrtar te tyre. Nganjehere

e

njohur

si

„sistemi

francez

i

diplomacisë“

(Harold

Nicolson).Karakteristikat e këtij sistemi janë: Misionet diplomatike, fshehtësitë diplomatike, Protokolli dhe Profesionalizmi. Karakteristike tjeter qe me shume mbetet si relikt i se kaluares eshte Diplomacia Sekrete- mban fshehte dhe ne konfidence te plote informatat dhe është e lidhur nganjëherë edhe me spiunazh. Ne krahasim prej saj diplomacia multilaterale zhvillohet mes më shumë aktorëve në arenën ndërkombëtare. Multilateralizmi ne M.N rrjedh nga rritja e numrit të shteteve, integrimeve rajonale si p.sh B-sw, teknologjisë se re ne komunikim dhe lëvizje-komunikacion (p.sh shuttle diplomacy), kanalet e reja diplomatike pastaj krijimi i Organizatave Ndërkombëtare (nderqeveritare dhe joqeveritare)

sidomos

pas

viteve

1990-ta.

Kompleksiteti

i

sistemit

ndërkombëtar ndikon ne raportet mes shteteve, ne interaksionin dhe mënyrën se si ato veprojnë ndërmjet veti. 30

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Sot, kur pjesa më e madhe e shteteve në bote kanë sistem demokratik dhe mbajnë zgjedhje të lira, politika e jashtme është edhe çështje e politikës së brendshme respektivisht e opinionit publik. Koha kur politika e jashtme dhe diplomacia ishte në duar të një grupi te ngushte të njerëzve, prej së cilëve varej edhe përzgjedhja e politikave edhe zbatimi i tyre, ka perënduar kaherë. Prandaj është imperativ i kohës që diplomatët dhe politikbërësit e politikës së jashtme duhet te gjejnë mënyra dhe forma të analizimit dhe mundësisht të përfitimit të opinionit publik me qëllim të mbështetjes së duhur gjatë implementimit të tyre. Në këtë kontekst, ndikimi në opinionin publik nuk kufizohet vetëm e vetëm brenda shtetit përkatës, por kërkon qe ky angazhim te shtrihet edhe përtej kufijve, në mënyrë qe te krijohet opinioni pozitiv edhe te publiku i huaj. Puna intensive dhe serioze me opinionin publik ndërkombëtar është detyrë parësore dhe domen qenësor i diplomacisë publike.

31

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

6. Organizatat ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë të organizuara nga një shumëllojshmëri e normave legale dhe institucioneve te ndryshme. Ky term hyri ne përdorim nga juristi britanik James Lorimer ne vitin 1867 kurse libri i parë daton nga viti 1911 e shkruar nga Paul S. Rheinsch. Organizatat ndërkombëtare kane një histori te relativisht te shkurtër, ato u formuan ne mase te shtuar vetëm ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX. Përpjekjet e para ishin me krijimin e Komisioneve te përbashkëta ndërkombëtare për mbikëqyrjen e anijeve. P.sh ne lumin Rhein 1815, ne Danube 1856. Gjithashtu zhvillimet e reja ne teknologji ne komunikim dhe komunikacion quan ne themelimin e Unioneve, Sindikatave Ndërkombëtare si p.sh ajo Telegrafike (1865), e Postave (1874), e Hekurudhave (1890) etj. Po ashtu njësitë matëse u universalizuan apo standardizimet e shumta u krijuan dhe u formuan lidhjet e përhershme me një seli qendrore për këto organizata. Numri i Organizatave Ndërkombëtare gjatë periudhës mes dy Luftërave Botërore arriti në 80 sosh. Shkaqet e krijimit te tyre ishin; luftërat, konfliktet e armatosura dhe dhuna, zhvillimi i vrullshëm industrial, kriza financiare dhe sociale, problemet mbare botërore, (p.sh: armatimi bërthamor, energjia, aviacioni, detaria etj.), pastaj të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre si dhe çështja e ambientit, ndotja e ajrit, ujerave etj. Ekzistojnë tre lloj përshkrimesh të O.N nga aspekti i funksionalitetit të tyre: E para, O.N shërbejnë si mjet apo instrument i diplomacisë dhe politikes së jashtme të shteteve (zakonisht te Superfuqive) apo së paku ekziston një tendencë e tillë. Si shembull mund të marrim bllokimin e KS apo instrumentalizimin e saj gjatë Luftës së Ftohtë, por edhe te institucioneve globale financiare. Së dyti, O.N janë arenë , si një fushë loje e shteteve dhe fuqive te mëdha, me qellim te përafrimit te tyre dhe zgjidhjes se çështjeve kontestuese apo te atyre me interes te përbashkët. Sidomos si pikëtakim i interesave dhe forum i kompromiseve e të negocimeve ndër-qeveritare. Dhe se fundi O.N përshkruhen si aktore në MN, ku shtetet i delegojnë autorizimet dhe kompetencat përmes përfaqësuesve te tyre shtetëror, të cilët ne forme te marrëveshjes krijojnë politika te caktuara, qe miratohen dhe 32

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

zbatohen nga O.N përkatëse. Kështu, O.N në fusha specifike lejohen, autorizohen dhe fuqizohen nga shtetet anëtare për të vepruar në ketë sferë. O.N ndahen ne organizata ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe në organizata ndërkombëtare jo-qeveritare. Dallimi mes këtyre, ne aspektin legal është se ato ndër-qeveritare kërkojnë, që themelimi i tyre të bazohet në një Kontrate me të drejtë ndërkombëtare mes tre e më shumë shteteve. O.N ndër-qeveritare janë te llojeve te ndryshme, disa janë te sajuara ne baza te bashkëpunimit rajonal, disa nga interesi ekonomik kurse disa te tjera për shkak te lidhjes së aleancave në aspektin e sigurisë. Mbi baza gjeostrategjike e gjeopolitike jane te krijuara keto O.N si; Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), Liga Arabe, Organizata e Unitetit Afrikan (OAU), Asociacioni i Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) etj. Apo edhe interesave ekonomik me karakter regjional si p.sh: Central European Free Trade Association(CEFTA), North American Free Trade Agreement (NAFTA) etj. Si dhe organizatat tjera për çështje sigurie si p.sh Organizata e Paktit VeriAtlantik(NATO), Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evrope- (OSBE), si dhe dikur Organizata e Paktit të Varshavës. Kurse Organizatat financiare e ekonomike me peshe te madhe jane nga e ashtuquajtura sistemi “Bretton Woods” ku dollari u be monedha qendrore dhe ekuivalente e valutes globale, i cili vlerën e vet e mbronte/garantonte me ari. Nga ky sistem rrjedhën dy organizatat me re rëndësishme financiare edhe sot në botë. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Në këtë aspekt gjithashtu u krijua Organizata Botërore e Tregtisë (WTO) e cila fillimisht u quajt Marrëveshja e përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë GATT (General Agreement on Tariffs and Trade) 1947 por u emërtua me 1995 ne WTO. Këto organizata janë jashtëzakonisht te rëndësishme ne MN dhe në Diplomaci sepse forma me e shpeshte dhe mënyra me optimale e veprimit diplomatik janë takime, mbledhjet, konferencat dhe pjesëmarrja ne O.N. Anëtarësimi në këto institucione mundëson pjesëmarrjen aktive ne politiken ndërkombëtare dhe në mbrojtjen interesave strategjike të politikes së jashtme të vendit. Në numër shume më të madhe janë O.N të llojit tjetër , pra ato joqeveritare te cilat kane një rrjet te gjere dhe veprimtaria e tyre është e shumanshme. Këto kane disa përparësi, pasi qe ndikimi është me afatgjate, me i drejtpërdrejt dhe me efikas. P.sh Greenpeace apo Kryqi I Kuq Ndërkombëtar, Transparency 33

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

International kane ndikim edhe te opinion botëror por edhe tek vendet veç e veç. Këto shfrytëzojnë publicitet dhe sensibilizojnë opinionin duke ndikuar te qeveritë përmes presionit te opinionit publik. Roli i tyre ne M. N shihet gjithnjë e me i rëndësishëm e me influencues.

Iniciativa e nisur nga Kombet e

Bashkuara qe nga viti 1998 për një “dialog mes feve”, qe erdhe si kundërpërgjigje ndaj tezes së “përplasjeve te civilizimeve” gjeti një përkrahje nga shume shtete, organizata dhe veçanërisht nga vetë komunitetet e mëdha fetare. Diplomacia përfshin me këtë rast pra thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira me vendet dhe dialogut mes civilizimeve, gjë te cilën edhe O. N mund te ndikojnë ne mase te shtuar ne këtë drejtim.

Figura: Flamujt qe reprezentojn shtetet individuale të ndërlidhura ne sistemin ndërkombëtar.

34

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

7. Hyrje në Diplomacinë Publike.

Ata që shpresuan se pas rënies së Komunizmit erdhi fundi i ideologjive dhe dogmave, ishin të zhgënjyer hiç me pak se brenda një dekade. Sikurse në kohën e

bipolaritetit

kur

dominonte

politika

e

ideologjive,

edhe

sot

bota është e ndikuar ne mase te madhe nga ato vende e grupe që pretendojnë të jenë në posedim të së vërtetës absolute. Polarizimi në vija ndarëse është akoma një fuqi që dominon në disa pjesë të botës. Koncepti i Sigurisë që bazohet ne “dilemën e sigurisë” gjegjësisht ne rrezikun qe kanoset nga armiqtë e jashtëm, një strategji e vjetër gati sa vet njerëzimi, është një dukuri që vazhdon te instrumentalizohet dhe te jetë ne shërbim te pushtetit. Lufta kundër terrorizmit, ishte një teme bosht e politikës së jashtme dhe e sigurisë të Sh.B.A-ve, qe nga sulmet e 11. Shtatorit te vitit 2001, e cila, përveç tjerash, qoi edhe tek intervenimet ushtarake ne Afganistan dhe Irak. Diplomacia si menyre e komunikimit mes shteteve dhe si mjet i negocimit nuk erdhe ne shprehje sa duhet gjate kësaj kohe. Gje e cila ne retrospektive shihet si nje mangësi e strategjise se përgjithshme politike. Diplomacia si një prej monopoleve të fundit qe i ka mbete ende qeverisë, ka filluar te jete gjithnjë e me shume domen i veprimit edhe nga organizatat nder-qeveritare regjionale, nga OJQ-të, nga grupet e ndryshme interesi (si p.sh. kompanitë shumëkombëshe, lobit etj) si dhe nga individët me influence. Diplomacia përfshin formimin, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira me vendet e tjera. Diplomacia ka të bëjë pra me angazhimin e qeverise se një shteti me qellim të kontaktit dhe të dialogut me shtetet e tjera. Diplomacia Publike përfshin mënyrën dhe mjetet që ka në dispozicion një shtet për të ndikuar mbi qarqet e vendim-marrjes dhe publikun e gjere një shteti dhe shoqëria tjetër Qëllimi parësor është pra për të ndikuar ne qeveritë e huaja nëpërmjet organizatave dhe aktoreve jo-qeveritare përmes ushtrimit te diplomacisë publike Rënia e Murit te Berlinit dhe shpartallimi i sistemit bipolar, ka rezultuar edhe ne ndryshimin e mënyrës se politikbërjes së jashtme. Strategjia e re diplomatike nuk ishte aq shume e koncentruar ne mjetet e forcës ushtarake, por me shume ne raporte ekonomike e kulturore.

Këto ndryshime 35

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi paradigmatike

quan

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME edhe

tek

konceptimet

e

reja

ne

marrëdhënie

ndërkombëtare dhe diplomaci. Faktorizimi dhe ngritja e rolit te mediave, OJQve dhe korporatave multinacionale qoj edhe kërkesat e reja te veprimit diplomatik, pra te një diplomaci publike, qe njihet edhe si diplomacia e re, diplomacia mediale, kulturore etj. Ndërvarshmëria e këtyre faktorëve me aktoret e ndryshëm ne marrëdhëniet ndërkombëtare rezultojë te ngritja e kapaciteteve dhe formave te reja ne politiken e jashtme. Modeli i veprimit i njohur gjate kohës se Luftës se Ftohte ishte i tejkaluar tashme. Kompanitë prestigjioze ne fushën marrëdhënies me publikun (PR-Agency) angazhohen ne këtë drejtim gjithnjë e më shumë nga qeveritë e vendeve të ndryshme.

Çka është Diplomacia Publike? Para se të përgjigjemi në pyetjen e shtruar më sipër, se çka është diplomacia publike, duhet shqyrtuar zanafillën e këtij termi dhe kontekstit historik, politik dhe diplomatik në të cilën është formuar dhe zhvilluar si koncept. Fjala D. P. (tutje si shkurtesë) hyri ne përdorim nga mesi i viteve 1960 dhe gjate viteve 1970-ta ne SH.B.A nga diplomatet dhe zyrtaret e Departamentit te Shtetit, si zëvendësim apo eufemizëm i termit Propagande qe kishte konotacione negative. Për here te pare e përdori Eduard Gullion, dekan i Fakultetit te Drejtësisë dhe Diplomacisë ne Universitetin e Tufts-it ne vitin 1965. Ai ishte edhe i pari autor qe japi një përkufizim të prerë rreth asaj se çka është D.P, ku sipas tij diplomacia publike është “shkaku dhe efekti i publikes qëndrimet dhe mendimet të cilat ndikojnë në formulimin dhe ekzekutimin e politikës së jashtme.” Në fakt diplomacia publike si term është shfaqur shumë më herët, në vitin 1856 ne gazetën londineze “ Times” ishte një artikull ku cekej ky term, e më vonë edhe nepër gazeta amerikane si “New York Times”, “Washington Post” apo “Christian Science Monitor” është përdorur në kontekste dhe periudha të ndryshme. Viteve 1970 shpesh here ishte fjale tjeter per Propaganden, e cila qe nga koha e shfrytezimit nga nazizmi kishte konotacione negative, prandaj D.P si alternative e saj ishte me e pranueshme dhe perdorej me lehte nga ana e qeverise 36

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

amerikane ne lidhje me informimin nderkombetar, raportet dhe shkembimet kulturore etj. Sot ky term përdoret si ne praktiken diplomatike ashtu edhe ne fushën akademike,anekënd botes, duke nënkuptuar aktivitet kulturore, informimin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror ne rrafshin me te gjere. Edhe ne diplomacinë britanike gjeti shprehje ky term për te përshkruar orientimin modern te diplomacisë dhe përfshin një kombinim te marketingut politik, propagandës dhe afrimit kulturor e shkencor me publikun e vendeve te huaja. Sipas një Agjensioni amerikan nga State Departamenti (USIA) D.P shihet si një mënyrë e promovimit te interesave dhe vlerave amerikane përmes kuptimit, influencimit dhe informimit te audiencës së huaj. Kurse sipas një shkencëtari tjetër amerikan Hans Tuch, D.P është proces i komunikimit te qeverise me publikun e huaj me qellim te prezantimit te vlera dhe ideve, te institucioneve dhe kulturës kombëtar te politikes së një shteti. Diplomacia publike është një nga çështjet më të spikatura të komunikimit politik dhe një nga elementet me qendrore te aktiviteteve diplomatike në këtë shekull.

Figura: Organigrami i Agjencionit amerikan per Diplomaci Publike

Ajo është një term që përshkruan mënyrat dhe mjetet me të cilat shtetet, aleancat e shteteve, dhe aktorët e tjerë joqeveritar kuptojnë kulturat, qëndrimet diplomatike, dhe sjelljet politike te shteteve tjera; krijojnë dhe 37

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

menaxhojnë marrëdhëniet me këto, si dhe synojnë te influencojne opinionin publik te tyre me qellim te avancimit te vlerave dhe interesave te veta. Diplomacia Publike përfshin menyren dhe mjetet që ka në dispozicion një shtet për të ndikuar mbi qarqet e vendim-marrjes dhe publikun e gjere një shteti. Qëllimi paresor eshte pra për të ndikuar ne qeverite e huaja nëpërmjet organizatave dhe aktoreve jo-qeveritare permes ushtrimit te diplomacisë publike ne forma dhe menyra nga me te ndryshmet. Për të kuptuar D.P. më mirë duhet të sqarojmë me atë se çka është publiku. Publiku është një grup njerëzish që ka interesim dhe ndikim aktual apo potencial në shoqëri. Në kuptimin e gjerë pra janë te gjithë personat qe kane pjesëmarrje ose ndikim ne jetën publike. Pra publikja është e kundërta e sferës privates. Sipas shumë dijetarëve kjo është parakusht i demokracisë. D.P është një lloj komunikim masiv me opinionin e huaj duke u bazuar ne mekanizma te ndërtimit te dialogut, mirëkuptimit dhe mbulimit mediatik te këtyre

përpjekjeve.

marketingu,propaganda,

Prandaj

ne

MP,

Gazetaria

konvencionale/tradicionale.

këtë apo

kuptim edhe

ndryshon nga

Diplomacia tradicionale është

nga

diplomacia e bazuar ne

marrëdhëniet e nje qeverie me qeverinë apo qeveritë tjera, ajo publike eshte me shume se kaq. D.P nuk eshte nje menyre apo instrument e paraqitjes se politikes se jashtme te qeverise por me shume vlerave, kultures dhe interesave te gjithembarshme politike e shoqerore te nje vendi. D.P nuk eshte ne sherbim te nje qeverie por ne rend te pare, te shtetit dhe interesave te saj afatgjate. D. P dallohet prej diplomacisë klasike apo tradicionale sepse nuk synon, ne rend te pare, bashkëpunimin, komunikimin dhe vënien e marrëdhënieve me qeveritë e huaja por veçanërisht me institucionet jo-qeveritare, organizatat dhe individët e ne vendet e huaja. Diplomacia Publike promovon politiken e jashtme dhe interesat e shtetit përmes informimit dhe influencimit te publikut te huaj për ndonjë çështje te caktuar apo për imazhin e përgjithshëm te shtetit. Ne pjesen dërmuese te rasteve, D.P vihet ne përdorim si konsekuence e krizave apo konflikteve, qe per intencion ka krijimin e nje klime me miqesore karshi ndonje shteti dhe popullit te vet. Qeverite, organizatat joqeveritare apo nderkombetare, ne raste te këtilla, shfrytezojne DP si pjese e masave te 38

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

ndërmarra ne politiken e jashtme. D.P nuk eshte vetem nje menyre apo instrument e paraqitjes se politikes se jashtme te qeverise, por me shume e vlerave, kultures dhe interesave te gjithembarshme politike e shoqerore te nje vendi. D.P nuk eshte ne sherbim te nje qeverie por ne rend te pare, te shtetit dhe interesave te saj afatgjate. Politika e Jashtme e një shteti ndikohet ne një mase te konsiderueshme nga imazhi dhe perceptimi i atij shteti ne bote apo ne opinionin publik te ndonjë vendi te veçantë. Sh.B.A-te kishin ne vitet e kaluara një problem te këtillë. Kritikat ishin për shkak te intervenimeve ushtarake ne Irak (2003), Afganistan, për shkak te burgut te Guantanamos, krizës financiare etj. Edhe marrëdhëniet Transatlanike sikurse edhe me boten arabe ishin përkeqësuar mjaft, gjë që qoj edhe te një lloj Antiamerikanizmi. Presidenti i ri amerikan Barak Obama prandaj po tenton që sa me shpejt të jap një pamje sa me pozitive politikes se jashtme amerikane. Ne politiken e jashtme amerikane, qendra vendosjeje janë: Presidenti, Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati si dhe një numër i madhe i aktoreve tjerë joformal. Vendimet e politikes se jashtme, mund te jene keshtu te tre llojeve; Vendimet planifikuese, vendimet e krizave dhe vendimet rutine. D.P përfshin zakonisht dy mënyra veprimi: Ne njërën ane, ajo është ne funksion te informimit politik, me qellim te influencimit te popullatës ne një vend tjetër për mbrojtjen, sqarimin e ndonjë çështje te caktuar te qeverise dhe politikes se shtetit. Dhe këto veprime janë zakonisht për një afat me te shkurtër kohor. Kurse

ne

rrafshin

tjetër

pretendohet

qe

përmes

komunikimit

dhe

bashkëpunimit kulturore e akademik te krijohen lidhje me te mira me atë shoqëri. D. P mund te quhet me fjale tjera edhe si marrëdhënie me publikun ndërkombëtar. Diplomacia publike nuk punon vetëm përmes kanaleve zyrtare e shtetërore, siç është ministria, ambasadoret, të dërguarit special- emisarët etj. Por edhe përmes te ashtuquajturave Think Tanks, Stacioneve Televizive, Radio, Gazetave, Revistave, Lobive dhe shume mjeteve tjera komunikimi. D.P për me qenë efektive dhe frytdhënëse i duhet që personat të cilët merren me të, të jenë eksperte te trajnuar mirë në fushën e planifikimit, komunikimit strategjik dhe të qasjës proaktive. Ajo krijon parakushte për krijim e opinionit 39

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

pozitiv për politiken dhe imazhin e një shteti te caktuar. Kjo i ndihmon ne mase te madhe diplomacisë dhe lehtëson e politiken e jashtme te shtetit, por edhe kompanive, bizneseve apo organizatave te atij vendi. Gjithashtu është një ndihmese e madhe për ndërtimin paraprak te konsensusit dhe përgatitjes se kushteve për adresimin e një çështje te caktuar. Ndikimi i saj praktik është zakonisht afatgjate, prandaj edhe veprimi duhet te jete per nje kohe me te gjate, ose ne raste me te mire, ne vazhdimësi. Lufta e Ftohte dhe anekdota me Stalinin dhe Papën dhe Churchil me Morning Post gjate 1920 dhe Chicago Tribune gjate Luftës se II-te Botërore. BBC, Zeri i Amerikes, Deutsche Welle, USAID, British Council etj si mjete te D.P. Perceptimi dhe Prezantimi për ndonjë shtet është shpesh arsye e sterotipeve, e klisheve dhe e paragjykimeve për atë shtet. Nje shembull nga përvoja personale e ilustron kete ndoshta me se miri: Ne kohen kur qeveria Republikes se Kosoves angazhon kompanine prestigjioze britanike-izraelite “Satschi & Satschi” me nje shumë prej 5.7 Milion Euro per te lobuar ne njohjen e shtetesise se Kosoves dhe permiresimin e Imazhit te saj ne bote, mua gjate pritjes ne aeroport me rra ne dore gazeta tabloide londineze “Daily Mirror” me tirazh shumë te larte, e cila kishte ne balline një storie shume bombastike për ceshtjen e vrasësit shqiptare te cilet jetojne te lire ne Britani. Ky lajm, ne mesin edhe të shume lajmeve dhe raportimeve tjera negative apo edhe tendencioze, krijon nje paqyre te tmerrshme per imazhin e shqiptareve e me kete edhe te Kosoves, qe per pasoje ka efekte te dëmshme dhe afatgjate. Nje shembull mjaft interesant, qe eshte edhe nje risi ne Diplomacine Publike vecanerisht sa i perket lobimit per njohjen e nje vendi, eshte nisma e ndermarre nga nje shqiptaro-amerikan James Berisha. Duke qene pilot me profesion ai kishte ndermarre nje fushate te suksesshme publiciteti duke fluturuar neper vendet e Amerikes jugore, me nje aeroplan privat dhe me mbishkrimin ku apelonte ne njohjen e Kosoves si shtet te pavarur. Ai po ashtu kishte nje faqe interneti, me sllogante qarte “Fluturimi per Kosoven” dhe me planin e destinacionit, vendndodhjen dhe artikujt per kete nisme nga gazeta te ndryshme boterore. Ky akt patriotik dhe aktivitet i nje individi pati jehone neper media dhe mund te sherbej si model i veprimtarise ne DP ne gamën e gjere te aktiviteteve te saj. 40

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Kurse shembull pozitiv për D.P dhe imazhit te mire mund te merren, bie fjala, turizmi kulturor dhe perceptimi për zviceran, austriaket apo francezet. Kjo është natyrisht edhe çështje e “marketingut” qe behet përmes diplomacisë kulturore si festivaleve filmike (Cannes, Venedikut, Berlinit etj.) e muzikore, karnavale apo festa te ndryshme kulturore. Por jo vetëm turizmi por edhe investimet e jashtme varen nga imazhi qe gëzon ai vend. Vendet qe konsiderohen si te „rrezikshme“ nuk janë atraktive as për investime por as për eksporte te produkteve. Mallrat gjerman gëzojnë tek ne një besueshmëri dhe popullaritet për shkak te „kualitetit“ edhe pse shpeshherë ato nuk prodhohen fare ne Gjermani! Se politika e jashtme varet edhe nga perceptimet per vendet e caktura apo edhe nga opinioni i brendshem publik, na e ilustron anetaresimi i Konferederates Helvetike. A e dini pra kur dhe pse u anëtarësua Zvicra ne Kombet e Bashkuara? Pas shume dështimesh ne referendum, ne vitin 2002 zviceranet miratuan anëtarësimin ne këtë organizate botërore. Arsyet janë sepse populli ishte dëshmitar i shtimit të lidhshmërisë dhe varshmërisë së shteteve dhe se OKB-ja ofronte përparësi ne këtë aspekt dhe se ishte domosdoshmëri e kohës. Prandaj përkrahja e opinionit publik ne vend për një ceshtje te caktuar është jashtëzakonisht e rëndësishme, e shpesh edhe determinuese ne politiken e jashtme. Por përkrahja apo mospërkrahja shpesh varet edhe nga disponimi i aleateve dhe shteteve tjera, te cilat veprojnë ne përputhje me interesat e tyre ekonimike, gjeostrategjike por edhe nga disponimi i opinionit publik ne vend. D.P jane intrument politik dhe menyre e veprimit diplomatik, qe perdoret nga shtetet, organizatat dhe institucionet e ndryshme por shtrohet pyetja; se a eshte edhe fushe akademike dhe disipline shkencore apo jo? Per te ardhe te nje pergjigje duhet se pari te i shqyrtojme dilemat te cilat na paraqitet me shtruarjen e kerkeses per trajtim shkencor te D.P. Fillimisht, kjo eshte vertete nje teme e cila ka nje histori relativisht te shkurte dhe e cila ne te shumten e rasteve ka qene e zhvilluar nga qarqe qeveritare e zyrtare, duke e anashklauar proviniencen universitare apo hulumtuese. Kjo edhe e sot eshte nje deficit i dukshem ne D.P, se shumica e hulumtimeve jane me shume ne forme te rekomandimeve per organe te caktura sesa punime shkencore ne karakter empirik apo teorik. 41

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Arsyeja tjeter eshte kornizat e percaktuara analitike te D.P, te cilar ngerthejne shume dimesionsone dhe jane te hapura per secilen dispilne dhe thuaja ne cfarredo forme te mundshme. Çka është roli i diplomateve sot ne kohen e globalizimit te informatave? A mjaftojnë vetëm diplomati dhe instrumentet klasike te diplomacisë për politiken e jashtme te një shteti? Ndryshime i konteksteve dhe rrethanave ne rrafshin global, regjional por edhe lokal me përmasa te jashtëzakonshme ka shtyre qe edhe format e deritanishme te veprimit diplomatik detyrimisht te pasojnë ndryshime. Me siguri qe sot nuk mjafton vetëm puna e diplomateve ne bërjen e politikes se jashtme. Me siguri, qe parakushtet për veprimtari ne ketë aspekt kërkojnë edhe gjetje te metodave, koncepteve por edhe te studimeve te reja ne këtë fushe.

Sferat dhe Dimensionet e Diplomacise Publike

Sferat kryesore te Diplomacise Publike jane;  Politike- Influencimi dhe Informimi prej TV-se deri te Interneti per nje teme te caktuara ose per interesa te pergjithshme nacionale.  Ekonomike- Sanksionet dhe Embargo apo promovimi i Investimeve etj.  Kulturore- Shkembimet studentore e akademike, Popkultura, Moda, Artistet, Sporti etj. Forcimi i pozites ne boten globale s´mjafton vetem diplomacia klasike por nje kombinim me D.P. Sipas Edmund Gullion, qe e perdori i pari nocionin D.P., ky koncept ka keto dimensione: Kultivimi i opinionit boteror nga ana e qeverise Interaksioni i grupeve private (joqeveritare) ndermjet shteteve. Lajmerimi, raportimi i ngjarjeve nga bota dhe anasjelltas. Komunikimi pertej kufijve kombetar, si permes diplomateve, gazetareve, artisteve, shkencetareve etj. Sipas Mark Leonard jane keto aspekte: Menaxhimi i Informatave, Strategjia e Komunikimit dhe Krijimi i Partneritetit. Ndersa strategjite e D.P-se ne aspektin e veprimit kohor jane te ndara ne: 42

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Reaktive apo brenda nje afati te shkurt kohor (ore dhe dite) qe do te thote më shumë sqarues dhe thellimi i mirëkuptimit. Proaktive apo afatmesme (jave dhe muaj) dhe angazhuese me qasje transparente. Përpjekje për bindje. Korrektuese- përmirësimi i keqkuptimeve eventuale dhe krijimi i imazhit pozitive. Kurse na planin kohor eshte afatgjate qe synon ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, qofte me nje vend dhe shoqeri te caktuar apo ne pergjithesi me opinionin boteror(me vite). Fazat e zhvillimit te Diplomacisë Publike nga kendveshtrimi historik mund te ndahen ne keto periudha kohore; Periudha deri dhe pas L. II B. (Doktrina e H.Truman dhe Plani i Marshallit), faza gjate Luftës së Ftohte (Formimi i Agjensioneve te specializuara, p.sh US Information Agency ne vitin 1953),pas rënies se Murit te Berlinit respektivisht që nga shembja e sistemit komunist dhe ndarjes bipolare, si dhe pas sulmeve terroriste te 11. Shtatorit. Përpjekjet amerikane ne „luftën kundër terrorizmit“ dhe D.P ne boten arabe dhe islame, si dhe reagimi ndaj anti-amerikanizmit. Objektivat afatgjate e strategjike te Diplomacisë Publike te një shteti janë që t’u ofroje njerëzve anembanë botes një vizion dhe perceptim pozitiv te vendit qe e promovon atë, të thellojë bashkëpunimin dhe e interesat e përbashkëta mes popujve ne vende te ndryshëm, si dhe te i izoloje dhe margjinalizojë forcat ekstremistet (fetare apo politike) dhe te i kundërshtojë ideologjinë e tyre antidemokratike. D. P shkon përtej diplomacisë tradicionale duke kultivuar dhe promovuar një imazh sa më pozitiv për vet shtetin duke u mbështet në ndonjë temë të caktuar apo në vazhdimësi duke komunikuar dhe koordinuar me aktore te ndryshëm e jo vetëm qeveritarët dhe zyrtarët. Arsyeja qendrore e D. P është rrjedha e informative dhe ideve te plasura nga një shtet apo organizatë internacionale ne arenën ndërkombëtare, duke përfshirë me këtë jo vetëm qeveritë por edhe publikun e gjere. Në Sh. B. A ekziston ne kuadër te Departamentit te Shtetit (qe shërben si Ministri e Punëve të Jashtme) një nen-ministri apo seksion për D. P e cila ka zyrat për Planifikim te Informimit Ndërkombëtar, pastaj për Marrëdhënie me Publikun dhe zyrën për planifikim te politikave për Diplomacinë Publike. Vete 43

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

fakti se një shtet kaq i fuqishëm i kushton aq shume rendësi kësaj fushe flet për rendësin qe ka D. P për një shtet dhe sidomos për politiken e saj te jashtëm. Diplomacia ne këtë këndvështrim edhe pjesë përbërëse e P. J. por edhe mjet krucial dhe instrument efektiv i saj. Sh. B. A pas sulmeve terroriste te 11 Shtatorit, kane vepruar ne sferën e politikes se jashtme edhe përmes kësaj forme të diplomacisë. Kjo ngjarje si kthesë e madhe ne politiken dhe sigurinë ndërkombëtare, ka rezultuar qe çështjet madhore ose nismat politike te promovohen edhe përmes thellimit te miqësisë, te ndikimit ne opinion dhe krijimit te kontakteve dhe bashkëpunimit edhe kulturor. Kështu një aspekt i posaçëm i Diplomacisë Publike është edhe Diplomacia Kulturore. Megjithëse D.P shkon përtej diplomacisë përmes misioneve te perfaqesuesit respektivisht ambasadave dhe konsullatave dhe bartesve te tyre, karakteristik e saj eshte qe perhere e me teper ajo fushëveprim edhe ketyre institucioneve. Keshtu bie fjala State Departmenti amerikan kishte ne vitin 2006 një buxhet prej 1.4 Miliard dollarësh për D. P dhe Informim të publikut ndërkombëtar.

44

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

8. Diplomacia Kulturore. Pjese shume e rëndësishme dhe përbërëse e diplomacisë, e veçanërisht e Diplomacisë publike është edhe diplomacia kulturore. E dominuar për një kohe te gjate nga “realpolitika”- pra nga pikëpamja se forca e pushtetit është determinuese ne politiken e jashtme, kultura është neglizhuar dhe nuk iu është kushtuar ndonjë vëmendje ne marrëdhënie ndërkombëtare. Me rritjen e mundësive teknologjike e komunikuese është shtuar edhe interesimi dhe roli i kulturës ne diplomaci, gjë qe ka rezultuar ne krijimin e Diplomacisë Kulturore. Kjo nënkupton, qe kultura si një vlere universale e humane mundëson prezantimin e trashëgimit, vlerave dhe te mirave kombëtare ne bote. Dhe si e tille luan një rol te veçantë ne politiken e jashtme te një shteti. Shkëmbimet e shumta dhe kontaktet e ndryshme kulturore qe ndodhin sot mes popujve, mundësojnë kuptimin me të mire te njeri-tjetrit dhe bashkëpunimin me te ngushte ndërmjet tyre. Kjo krijon një bazament te fuqishme për diplomacinë duke e lehtësuar komunikimin dhe thelluar marrëdhëniet me vendet tjera. Nje aspekt mjaft krucial ne kete kontekst kane sidomos sporti dhe shkenca. Ketu duhet marre parasysh keto aktivitete si kampionatet e ndryshme sportive, si ne futboll, basket apo Olimpiadat kane ndikim te madhe kulturor, shkenca dhe hulumtimet, përvojat dhe shkëmbimet ne Universitete dhe Institute Hulumtuese nxisin bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Shembull janë sidomos Universitetet amerikane, festivalet muzikore, ne festivalet e muzikes Jazz apo edhe te zhanreve te tjera, pastaj festivalet kinematografike ne Cannes apo ne Venedik. Historikisht shtetet me te mëdha dhe me te fuqishme, kishin ndikim jo vetëm politik e ekonomik por ne mase te madhe edhe kulturor, fillimisht ne regjion apo edhe me gjere. Perandoritë ne te kaluarën përcaktonin shpesh edhe premisat se çka është kultura e çka jo. Kolonizimi i vendeve afrikane e aziatike behej zakonisht nen petkun e se ashtuquajturës “misioni i civilizimit” ku kultura dhe qytetërimi evropian shërbenin si model qe duhej zbatuar ne tere rruzullin tokësor. Sigurisht prapa këtyre preteksteve fshiheshin qëllime te 45

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

tjera, por ndikimi kulturor, duke u nisur prej instalimit te gjuhës e deri te veshmbathja apo ushqimi kane lënë edhe sot e kësaj dite gjurme te pashlyeshme ne ato vende qe ishin dikur kolonia. Kështu. p.sh gjuha angleze sot dominon edhe për këtë arsye, ose edhe gjuha spanjolle ne Amerikën latine. Dhe kjo ka krijuar lidhje tradicionale kulturore mes Anglisë me këto vende, respektivisht Spanjës me shtetet e Amerikës Jugore qe kane ndikim te jashtëzakonshëm edhe ne marrëdhëniet diplomatike mes tyre. Imazhi i këtyre shteteve është zakonisht pozitiv, pasi ndikimi ne forma te ndryshme kulturore, qoftë përmes Mediave elektronike, letërsisë apo edhe muzikës, filmave, sportit etj. qon ne një lloj “edukimi” kulturor permanent. Ne aspektin e sigurisë vlen parimi, sipas te cilit nëse arrini qe te keni një komunikim te shendosh dhe mirëkuptim shkalla e sigurisë do te jete shume me larte, pasi me kete krijohen me shume miq ne vend te armiqve. Prandaj, ne ketë kontekst, diplomacia kulturore krijon parakushte shume me te favorshme, jo vetëm

për

diplomacinë

por

edhe

për sigurinë

kombëtare

dhe

atë

ndërkombëtare. Aspekti kulturor i Diplomacisë Publike është ne këtë mënyre e lidhur me elementet e shumta te informimit publik dhe me sfera tjera te veprimit ne rrafshin global. Sot lirisht mund te flitet për një kulture qe kap përmasat tejkombëtare dhe kjo i shtyn shtetet qe te jene konkurrues ne betejën për ndikim sa me te madh ne këtë proces te globalizimit kulturor e shoqëror. Duke filluar nga kanalet e njohura televizive (si p.sh CNN apo MTV) serialet dhe filmat (Hollywoodi si kryeqendër botërore e saj dhe sinonim i kulturës amerikane) e deri te ushqimi (Mcdonalds, Coca-Cola) dhe moda e veshmbathjes. Ka shume zëra kritike qe ketë proces dhe trend zhvillimi e shohin si një kërcenim serioz për kulturën e tyre kombëtare, dhe e identifikojnë si një imperializëm kulturor, për shembull Coca-kolonizimi apo McWorld janë dy përshkrime qe i bëhen kësaj dukurie. Prandaj shtetet ndërmarrin masa te shumta qe te promovojnë kulturën dhe vlerat e tyre ne bote. Kjo pra, behet me shtimin e aktiviteteve te ndryshme përmes Diplomacisë Kulturore. Edhe në sferën ekonomike, diplomacia kulturore është e një rëndësie te veçanta, pasi shumë produkte dhe sektorë ekonomik janë të varura edhe nga përfaqësimi dhe prestigji që gëzojnë këto vende në botë. Bie fjala, turizmi është

46

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

një degë ekonomike qe edhe te drejtpërdrejt e lidhur me marketingun dhe ne kuptimin me te gjere me diplomacinë kulturore dhe me atë publike. Strukturat që merren me diplomacinë kulturore janë zakonisht te njëjta si ato te Diplomacisë Publike, pra jo vetëm diplomatet profesional por edhe aktoret jozyrtar qe veprojnë nëpërmes kanaleve te shumta. Eksportimi i vlerave kulturore si model edhe për popujt dhe vendet tjera ekziston qe nga kohorta e lashta dhe është praktikuar ne forma te ndryshme, prej tregtareve e dijetareve deri te diplomatet zyrtare. Sot kjo ndodhe përmes Instituteve kulturore e gjuhësore qe ekzistojnë pranë shume ambasadave te shteteve te rëndësishme apo edhe si te pavarura. Si për shembull Këshilli Britanik, Instituti i Kulturës Italiane apo Franceze apo edhe Javët e Kulturës ose të filmit gjerman, amerikan etj, që zhvillohen edhe tek ne Kosovë çdo vit që nga përfundimi i luftës. Por një rol po aq te rëndësishëm ne promovimin e kulturës dhe vlerave kulturore e kombëtare luajnë edhe atashetë e Kulturës nëpër Ambasada, emigracioni dhe shoqatat në diasporë, zyrat për promovimin e Turizmit, forumet artistike, shkencore etj.

47

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

9. Marrëdhënia me Publikun dhe Diplomacia Publike. Zhvillimi i hovshëm i shkencave politike por edhe shkencave komunikative qoj edhe te profesionalizimi dhe avancimi i shtuar i komunikimit politik, si një aspekt shume i rendesishem për demokratizimin e shoqërive, veçanërisht atyre ne tranzicion. Ne përgjithësi ky profesionalizëm vërehet ne tre dimensione apo nivele te organizimit, sic jane ne vijim; Interesimi dhe përparimi i veprimtarive te komunikimit politik e posaçërisht gjate fushatave, duke e centralizuar dhe menaxhuar mire atë, pastaj konferencave, raporteve me media etj, Fuqizimi dhe avancimi i roleve te aktoreve te rinj si bie fjala, ekspertet e M.P-se, Konsulenteve, apo trajnuesve profesionist. Dhe identifikimi i mjeteve dhe teknikave te reja ne komunikim politik si p.sh; sondazhet, intervistat, raportet e specializuara dhe marketingu politik (imazhibranding). Te gjitha këto e kane si parakusht burimet materiale dhe rrjedhimisht ato njerëzore. Me fjale te tjera, mënyra dhe masa e financimit e përcakton edhe suksesin e zbatimit te tyre ne praktike. Pasi qe komunikimi masiv arrihet nëpërmjet mjeteve te informimit, pastaj personat e angazhuar profesional dhe se fundi materiali i nevojshëm shpenzues te gjitha këto kane një kosto te caktuar. Prej se cilës shpeshherë varet kualiteti, mbulimi media por edhe efektiviteti i komunikimit me masën te një subjekti politik, grupi te interesit apo personit te caktuar. Marrëdhëniet me publikun është një term i cili jo vetëm qe është bere shume i popullarizuar por edhe një domosdoshmëri për çdo organizate dhe institucion i cili i tejkalon përmasat private. Marrëdhëniet me publikun është në funksion menaxhimi dhe veprimi që identifikon, krijon dhe seleksionon informata në mes të një organizate dhe popullit e qe janë reciprokisht te dobishme për te dyja, me qellim te krijimit të marrëdhënieve te mira dhe te qëndrueshme. Në kuptim më te gjere M.P, është një vazhdimësi diskutimi në mes të një organizate dhe njerëzve që duan të mësojnë më shumë për këtë organizatë, institucion apo kompani. Qysh nga latinet e vjeter eshte e njohur ajo sentenca e mençur “ Vox populi, vox Dei”- qe 48

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

d.m.th se zeri i popullit eshte zeri i Zotit, gje e cila reflekton rendesine qe kishte opinioni qe nga kohërat e lashta dhe qe vazhdon ne mase te shtuar te kete sidomos ne kohërat e tashme. Duke e nënvizuar me ketë rendësin e opinionit publik, Presidenti i dikurshëm amerikan Benjamin Franklin thoshte se M.P. bazohet ne komunikim e cila fillon me kuptimin e audiencës cilës i drejtohet. Funksioni i M.P. është përmirësimi i imazhit, reputacionit me qellim te thellimit te bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me masën e gjere te popullatës ne njërën anë dhe qarqeve vendimmarrëse ne anën tjetër. Menaxhimi me informata, selektimi dhe distribuimi i tyre në publik përben funksionin themelor të M.P. Sot M.P janë pjesë përbërëse e studimit në shumë fusha shkencore, duke filluar prej Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv, Ekonomisë e deri te Shkenca Politike. Kështu vetëm ne Universitetet e Sh.B.A-ve janë rreth 6000 studentë ne 200 Universitete të ndryshme qe studiojnë për M.P. M.P, ne te gjithë spektrin e fushëveprimit, është një industri shumë milionësh, në mos miliardësh. Shkenca përherë e më shumë po e konsideron këtë fushë si të një rëndësie parësore për disiplina te ndryshme, e sidomos në komunikim dhe ne politikë. Pasi që komunikimi është çelësi i menaxhimit të konfliktit dhe ndërtimit të raporteve të shëndosha e demokratike me shoqërinë. Kampanjat e ndryshme për sensibilizim dhe vetëdijesim ndikojnë drejtpërdrejt ne sjelljet njerëzore dhe respektimin e ligjit, sikurse edhe opinioni publike dhe kërkesat e shoqërisë qe ndikojnë ne cilësinë dhe mënyrën e qeverisjes. Prandaj Marrëdhënie me Publikun nuk është një rruge njëdrejtimëshe por e dyanshme ku kërkohet dialogu ne vend te monologut. Prandaj kjo kërkon qe M.P te i kuptojnë hallet, nevojat dhe mendimin e publikut me qellim qe ti kuptojnë dhe konform interesave tyre te i drejtojnë politikat. Në analet e historisë ka shume shembuj ku M.P dhe zëdhënësit kane evituar konflikte duke sqaruar gjendjen ne mënyre me te pranueshme apo duke zbutur tensionet përmes arsyetimeve te ndryshme. Kështu p.sh një shembull mjaft i rralle është deklarata për shtyp e Presidentit amerikan Harry Truman pas hedhjes se bombës atomike ne Hiroshime te Japonisë, ku ne një sqarim 3 faqesh e arsyeton një sulm te tille me ngjarjet e Pearl Harborit dhe rrezikut nga sulmet tjera eventuale te ushtrisë japoneze. Sot vlen parimi se negociatat dhe marrëdhëniet me publikun janë instrumente me te mira te shmangies së një lufte, konflikti apo trazire të dhunshme. 49

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

Vlen te thuhet se për shkenca politike e veçanërisht ne sferen e Politikes se Jashtme dhe të Diplomacisë, Marrëdhënia Publike është pjese e pandare e aktiviteteve te tyre. Diplomacia, bie fjala, synon qe përmes negociatave, ndërsa M.P tenton përmes komunikimit t’ i shmanget krizës dhe konflikteve. D.P dhe M.P kanë tre funksione të përbashkëta: Përfaqësimin- zakonisht përmes mediave në forme të folur, shkruar, dhe vizuale (fotot dhe pamjet televizive) Komunikimi- dialogu, negocimi dhe marrëveshjet. Këshilluese- konsulenca dhe avokimi për ndonjë çështje, planifikimi i fushatave dhe iniciativave te ndryshme. Mjetet e sotme te komunikimit jo vetëm qe kane mundësuar por edhe e kane detyruar diplomacinë dhe politike e jashtme qe te koncentrohet ne ndikimet e opinionit edhe përmes kanaleve tjera jo formale, si media, shkenca, kultura, arti, teknologjia dhe konsumet ushqimore etj. Ne kohen e Globalizmit, apo te „fshatit global“ është e pamundur te jesh jashtë trendëve bashkëkohore dhe kjo do te thotë se D.P është pjesë përbërëse e çdo shteti. Nw fakt D.P është zëvendësim i asaj qe me herët njihej si Propagandë, dallimi themelor mirëpo është se nuk D.P nuk ka prapavije aq shume ideologjike, sa ka ekonomike, politike e kulturore, dhe e dyta se D.P behet ne mënyra me te sofistikuara sesa qe kishte për qellim Propaganda, përmes „indoktrinimit“, dezinformatës apo edhe manipulimeve me ndjenjat dhe stereotipin e masës se gjere për ndonjë vend, person apo rrethane te caktuar. Qëllimet propagandistike sot shihet si te pahijshme, pamoralshme dhe si te tilla te papranueshme per boten demokratike. Prandaj gjithnjë e më shume refuzohen nga publiku si qëllimkëqija por jo rrallëherëë edhe të kundër-efektshme.

50

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

10. Imazhi dhe diplomacia Për shtetet, marrëdhëniet me publikun nënkuptojnë edhe planifikimin të vazhdueshëm të shpërndarjes së informacioneve që synojnë përmirësimin e imazhin të vendit jashtë vendit. Imazhi është shuma e ideve, qëndrimeve dhe perceptimeve shoqëruese, qe ka një grup i njerëzve për një tjetër apo për atë vend. Me fjalët e Walter Lippmannit, pionier i MP, në vend qe së pari te e kuptojmë dhe njohim një vend apo popull e pastaj te përcaktojmë, ne zakonisht fillojmë qe se pari te gjykojmë apo thënë më mirë te paragjykojmë për këtë e pastaj te njohim me thelle. Imazhi ndryshon për shkak të sjelljeve vetjake te grupit, individit apo subjektit. Ajo varet nga niveli i informacionit, njohurive, ndjenjave dhe qëndrimeve të grupeve të ndryshme. Karaketeristik e Imazhit eshte se formohet shpejt, dhe është afatgjate, por ne aspektin negativ eshte shpejt i prishur. Është përherë me lehte te shkatërroni diçka se te ndertoni, sikurse edhe shtëpia qe kërkon kohe për te ndërtuar por jo edhe rrënuar. Ndahet ne dy forma; Imazhi për vetveten – Imazhi për te tjerët. Faktorët qe ndikojnë ne Imazhe jane; Faktorët real te imazhit, si faktorët madhësia, pamja veshja, etj. Dhe faktorët joreal te imazhit,si ndjenjat emocionale, p.sh. simpatia apo antipatia. Ne aspektin kohor ajo mund te jete imazh i tanishëm: qe nënkupton gjendjen faktike ne kohe reale, si dhe imazhi i dëshirueshëm apo vizioni për imazhin në kohen e ardhshme. Analizimi ose hulumtimi i Imazhit behet nëpërmjet dy metodave kryesore te analizimit: Metodave kuantitative -sondazhet apo anketimet -

Kërkohet

-Rezultatet

një janë

numër

i

reprezentative,

madhe pra

i



intervistuarve

edhe



krahasueshme

- Mund te krijohen profile te ndryshme imazhesh, varësisht nga sondazhi - Mirëpo kjo metode nuk tregon arsyet dhe si mund eventualisht te përmirësohet imazhi.

Metoda kualitative 51

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

- Zakonisht për shkak numrit te ulët te të anketuarve,

nuk përfaqësojnë

rezultate te përgjithshme - Por te rëndësishme për informacione të hollësishme për qëndrimet, perceptimet, qëndrimet -Rezultatet nuk janë drejtpërsëdrejti të krahasueshme - Analizat dhe Intervistat ndihmojnë ne përcaktimin e shkaqeve te imazhit ne fjale. Në përgjithësi imazhi i një vendi, lideri, partie politike, institucioni apo organizate është jo vetëm jashtëzakonisht i rendesishwm, por ne te shumtën e rasteve edhe përcaktues i suksesit apo dështimit te përgjithshëm te tyre. Pasi qe përmes imazhit sajohet besueshmëria dhe kjo flet me mire se çdo gjë tjetër për raportet qe kane këto me shoqërinë, te cilës duhet t’ i shërbejnë dhe për te cilat, ne fund te fundit, edhe ekzistojnë.

52

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

11. Përfundim

Kjo hyrje nw marredhenie nderkombatare iu dedikohet studiuesve dhe lexuesve qe te njoftohen dhe thellojne diturine e tyre rreth faktoreve dhe aktoreve kryesore ne sistemin nderkombetare dhe ndërveprimin e tyre. Sidomos tashme ne proceset globalizuese kur shtetet por edhe aktoret tjere joshteterore jane te përafruare si kurre me pare, njohurite rreth M.N jane mjaft relevante dhe te me se deshirueshme. Me shprese se ky doracak ka hapur edhe tema me pak te njohura, si p.sh per diplomacine publike, ftojme lexuesit qe te konsultojne literaturen mjaft te pasur ne kete fushe studimi. Siç është vu ne pah disa here ne këtë vepër, Diplomacia Publike është një diplomaci e se ardhmes e cila dita-ditës po zënë vend te pakontestueshëm ne marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ne diplomaci. Veçanërisht zhvillimet e viteve te fundit, si ne rrafshin politik, ekonomik, kulturor por edhe teknologjik një gjë te tille e bëjnë te pashmangshme dhe ceshtje kohe kur çdo ministri e punëve te jashtme te secilit shtet do te duhet te mendoj mire dhe te punoj fuqishëm ne përkrahjen edhe me te madhe te punës se tyre përmes diplomacisë publike. Gjithashtu vlen te thuhet se D.P sot virtualisht ka thyer konvencionalitetin dhe formalitetin e diplomateve, sot secili qe disponon me një kompjuter dhe me qasje ne rrjetin e internetit ka mundesi qe te jete ambasador dhe diplomat i vendit dhe kultures se vet. Sot informatat jane tejkufitare, gje qe mundëson edhe komunikimi te jete global dhe i pandalshem ne cdo kohe dhe ne cdo vend. Ne kete kuptim diplomacia publike, luan dhe do te luaj edhe me shume nje rol jashtëzakonisht te madhe ne zhvillimin e marredhenieve, komunikimin, bashkëpunimin dhe përafrimin e popujve dhe vendeve ne shume segmente te jetes. Prandaj, me shprese qe ky doracak sado pak ka rritur interesimin dhe se ka sqaruar aspekte te rendesishme rreth M.N, e vecanerisht rreth D.P, na mbetet qe edhe ne praktike udhëzimet, sugjerimet apo konceptet e shqyrtuara ketu te iu hyne ne pune studiuesve, diplomateve dhe te gjithe atyre qe e kuptojne dhe vleresojne rendesine e kësaj teme. I vetedijshem se kjo eshte përpjekja e pare 53

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

qe te sillet ne gjuhen shqipe dicka rreth M.N. mospërfshirjen e ceshtjeve tjera apo leshimet eventuale gjuhesore duhet te shihen me shume si motivim per studime dhe plotësime te metutjshme ne kete drejtim, sesa si nje përmbyllje e përgjithshme te njohurive rreth ceshtjeve te trajtura ketu.

54

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

12. Literatura: 

Christer Jӧnsson, Martin Hall: Essence of Diplomacy, Palgrave 2005

 Henry Kissinger: Diplomacia, Shtëpia Botuese Laert, Tiranë, 1999  G.R. Beridge, M.K. Soper, T.G. Ote: Teorija Diplomatike. Prej Makiavelit te Kisinxheri, Dukagjini, Peje, 2007  Karen A. Mingst: Bazat e marrëdhënieve ndërkombëtare, AIIS, Tiranë, 2008  Geoff .R. Berridge: Diplomacy. Theory and Practice, Palgrave, 2002  Mark Leonard/ Catherine Stead/ Conrad Smewing: Public Diplomacy. Foreign Policy Centre, 2002  Michael J. Waller: The Public Diplomacy Reader. The Institute of World Politics Press, 2007  Nicholas J. Cull: Public Diplomacy. Taxonomies and Histories, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 31 - 54.  Eytan Gilboa: Searching for a Theory of Public Diplomacy, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 55-77.  Joseph S. Nye, Jr.: Public Diplomacy and Soft Power, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 94 - 109. 55

Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi

HYRJE NË DIPLOMACI DHE POLITIKE TË JASHTME

 Bruce Gregory: Public Diplomacy: Sunrise of an Academic Field, në; The ANNALS of the American Academy of Political and Social Science, Mar 2008; vol. 616: fq. 274 - 290.  Charles Wolf, Jr./Brian Rosen: Public Diplomacy. How to Think About and Improve It, në; RAND Corporation, Santa Monica CA,2004 http://www.rand.org/pubs/occasional_papers/2004/RAND_OP134.pdf  Nancy Snow/Philip M. Taylor(eds): Routledge Handbook of Public Diplomacy, Routledge/Taylor & Francis, New York 2009  Liam Kennedy and Scott Lucas: Enduring Freedom. Public Diplomacy and U.S. Foreign Policy, American Quarterly, 2005

56

Related Documents


More Documents from "rexhepnevzati"

January 2021 0